Pa Fokus
Pa Fokus
7) Shpërndarja Normale:
Propabiliteti i shpërndarjes normale, e cila ka
një kurbë të ngjashme me një këmbanë (figura),
është më e njohura kur merremi me statistikë.
Kurba normale përdoret në fizikë, biologji dhe
shkenca sociale për të modeluar koncepte të
ndryshme. Një nga arsyet se pse kjo kurbë është
kaq e pranishme është se ajo shpjegon sjelljen e
grupeve të mëdha përmes proçeseve të pavarura.
8) Ekuacioni Valë
Ky është një ekuacion diferenciali, ose më mirë
të themi një ekuacion që shpjegon sesi një tipar
ndryshon me kalimin e kohës, duke patur parasysh kushtet e derivatit të këtij tipari. Ekuacioni
i valës shpjegon sjelljen e “valës” – dridhjet e
një fije kitareje, gurgullimat në një pellg pasi një
gur është hedhur aty, apo drita që përcillet prej
ndezjes së një llambë me qymyr. Ekuacioni i valës
më parë ishte thjesht një ekucioni me diferencial,
por me zhvillimin e teknikave për të zgjidhur këtë
ekuacion u hapën dyert për të kuptuar shumë
ekuacione të tjera me diferencialë.
10) Navier-Stokes Equations:
Ashtu sikurse dhe ekuacioni valë, ky është
gjithashtu një ekuacion me diferencialë. Ekuacionet Navier-Stokes shpjegojnë sjelljen e rrjedhave
– mënyrën se si uji sillet brenda një ene, lëvizjen e
ajrit brenda një krahu avionik, apo tymin që ngrihet nga një cigare. Ndërkohë që përmes këtyre
ekuacioneve dhe zgjidhjeve të tyre kemi mundur
që me anë të kompjuterave tanë të simulojmë
lëvizje me një rrjedhshmëri të mahnitshme, por
gjithsesi mbetet si pyetje (një milion dollarëshe)
nëse mund të ishte e mundur të ndërtohen po të
njëjtat zgjidhje për secilin ekuacion.
9)Transformimi Fourier:
Transformimi Fourier është thelbësor për të kuptuar struktura më komplekse valësh, siç mund të
jetë ajo e të folurit njerëzor. Përmes regjistrimit të
një individi teksa flet, kjo teknikë na jep mundësinë që të çajmë përmes parregullsisë së valëve
dhe funksioneve, në një kombinim më të thjeshtë
valësh, duke mundësuar kështu dhe analizimin e
tyre sakaq.
Kjo teknikë, është zemra e përçimit të sinjalit dhe
analizimit të tij dhe së fundmi ngjeshjen e të dhënave.
11) Ekuacioni Maxëell:
Kjo përfshin një set me katër ekuacione me diferencialë që shpjegon lidhjen që ekziston midis
elektricitetit (E) dhe magnetizmit (H).
Ekuacionet Maxëell janë ekuacionet klasike, të
parat që janë përdorur për të kuptuar elektromagnetizmin, dhe ashtu sikurse ligji i Neëton
për lëvizjen dhe ligjin universal të gravitetit,
ashtu janë këto ekuacione për ligjet e mekanikës
klasike – ato janë themelet e shpjegimeve tona
në lidhje me mënyrën se si elektromagnetizmi
funksionon në rrafshin e jetës së përditshme.
Gjithsesi, do të shohim më vonë që fizika moderne bazohet në shpjegimet e mekanikës kuantike të elektromagnetizmit, dhe është tashmë e
qartë që këto ekuacione elegante janë vetëm një
përllogaritje që f չ