Pa Fokus
Pa Fokus
MENDIMI PARAPRIN GJUHĚN
apo anasjelltaz...?
A
është vërtetë se gjuha është vetëm shprehje e jashtme
e mendimit? Një problem i rëndësishëm që prek filozofinë e gjuhës dhe filozofinë e mendjes, është që deri në
ç’masë gjuha ndikon tek të menduarit dhe e anasjellta.
Sipas Nietzsche, realiteti është një fluks, një pafundësi “të
bërit”, të zhvilluarit, që është përtej fjalëve dhe gjuhës. Çdo
gjuhë është thjeshtë metaforë, e dobishme për ne, por në
fund të fundit e shkëputur nga realiteti. Më tej, edhe pse gjuha jonë është vetëm metaforë, këto metafora janë gjithsesi
shumë të rëndesishme për dobinë tonë. Ajo na tregon se gjëra
të ndryshme ende kanë gjëra të përbashkëta dhe që mund të
tregojnë lidhjen e tyre. Pyetja për filozofët është:
“A mund të lidhim fjalët me gjërat ekzakte reale që ekzistojnë?”
Po citoj Nietzschen në një argument të tijin rreth metaforave që
janë thjeshtë sinonime empirike të reales:
“Ne nuk kemi asgjë, përvec metaforave - metafora që nuk korrespondojnë në asnjë mënyrë me subjektet origjinale.” Njeriu e
ngriti veten mbi kafshët: Njeriu vërtetë mendonte se në gjuhën të
cilën posedonte, kishte dituri mbi të gjithë botën. Këtu gabohet.
Shpesh dëgjojmë të thuhet se gjuha jo vetëm që është para mendimit, por edhe është e nevojshme për të menduar racionalisht.
Kjo duket si një absurditet në dy nivele: Së pari, historikisht, gjuha
e folur duhet të ketë lindur në një pikë, qëllimi i së cilës ka qenë të
përcjellë një mesazh për një qenie njerëzore tjetër. Logjikisht, mesazhi duhet t’i ketë paraprirë dëshirës për ta përcjellë këtë mesazh,
kështu që në këtë mënyrë mund të shihet se mendimi i paraprin historikisht gjuhës.
Së dyti, mendimi i paraprin eksperimentalisht gjuhës. Forma e mendimit konkretizohet me fjalë. Vërehet që në një bisedë , mënyra se si
përgjigjemi nuk ka ardhur nga asgjëja, por është formuar nga kristalizimi i mendimeve që më parë ishin të paformuara.
Disa mendimtarë, si sofisti i lashtë Gorgias, kanë vënë në pikëpyetje
nëse gjuha është e aftë të kapë mendimin plotësisht:
“... Fjalët kurrë nuk mund të përfaqësojnë plotësisht përceptimet, pasi
fjalët janë të ndryshme nga ato dhe përceptimet kapen secili nga një
lloj organi, kurse fjalët nga një tjetër. Prandaj, siç perceptimet e syve
nuk mund të paraqesin apo të përceptojnë gjë tjetër përveçse shikimin,
pamjen, atëhere në mënyrë të ngjashme fjalët nuk mund të japin çdo
informacion në lidhje me të gjitha përceptimet sëbashku. Prandaj, nëse
diçka ekziston dhe kuptohet në mënyrë empirike nga shqisat, atëherë ajo
është e pakomunikueshme me fjalë.
Gjuha na kufizon nga perceptimi i gjërave që nuk janë akoma verbale.
Linguistët Sapir dhe Ëhorf
sugjeruan që gjuha kufizonte
shkallën në të cilën anëtarët
e një “komuniteti gjuhësor”
(thjesht shembull i një grupimi
njerëzish) mund të mendonin për subjekte të caktuara.
Me fjalë të tjera, gjuha ishte
analitikisht para mendimit. E
kundërta e pikëpamjes SapirËhorf është nocioni se mendimi
(ose, më gjerësisht, përmbajtja mendore) ka përparësi mbi
gjuhën. Pikëpamja “mendimi
para” ka në argumentiminn
e tij, se e folura dhe gjuha e
shkruar marrin kuptimin dhe
qëllimin e tyre nga një gjuhë
e brendshme, e koduar në
mendje. Argumenti kryesor
në favor të një pikëpamjeje të
tillë është se struktura e mendimeve dhe struktura e gjuhës,
duket se