Pa Fokus Prill | Page 14

Pa Fokus Problemi kryesor i joni, nga rrjedhin këto pasoja që po përmendim, është që jemi qenie me vetëdije të ulët politike. Nuk mendojmë politikisht, pavarësisht se jemi të politizuar. Madje ndonjëherë më duket se nuk mendojmë fare ose mendojmë instinktivisht si kafsha (nëse mund të quhet mendim ai i kafshës). Ne kemi vetëdije të ulët politike sepse mbesim vetëm në rangun e dëshirës dhe kjo nuk është e mjaftueshme. Ashtu siç thoshte Kanti, njeriu nëpërmjet arsyes, lidh dëshirën me vullnetin dhe kështu dëshirën e kthen në veprim ose aksion. Pra ne kemi dëshirë por nuk kemi vullnet, e dëshira pa vullnet është njësoj sikur mos të kishe dëshirë fare, ndoshta dhe më keq. Dëshira ka vlerë vetëm atëherë kur ti ke vullnetin për ta realizuar atë. Të gjithë kanë dëshirë që bashkimi kombëtar të realizohet dhe askush ose pakkush ka vullnetin që të punojë për ta realizuar këtë dëshirë, që në rastin konkret mendoj që është jo vetëm dëshirë por dhe e drejtë. Ndërkohë kësaj situate të shoqërisë shqiptare iu prijnë “denjësisht” elitat politike me privatësinë e tyre të skajshme. Aq të skajshme sa që mund të fillosh të mendosh se politika nuk qenka publike por vetëm private, tip biznesi. Jemi aq të shkëputur nga publikja jonë saqë besojmë atë që është logjikisht më e vështira për tu realizuar sesa atë që është me logjikshme për tu realizuar por që ka lidhje me ne, me aksionin tonë, me veprimet tona si qenie publike, si njerëz. Dt. 06/04/2014 VETMIA, SEMUNDJA E RE E DEKADES T ë gjithë vëmë re se në ditët e sotme njerëzit kanë krijuar një prirje të virtualizimit të veprimeve të ndryshme. Të marrim si një shembull jashtë situatës majmunët; secili prej tyre krijon një grup shoqëror që të jetojë në harmoni. Ky grup shoqëror që të funksionojë përbëhet në njëzet deri në pesëdhjetë anetarë. Që një grup të quhet funksional secili duhet të njohë njëri-tjetrin edhe të ketë një marrëdhenie ndërvepruese. Kur numri i grupit rritet më shumë se kjo kuote, grupi shoqëror tenton të shkatërrohet edhe kjo sjell një kolaps të shoqërisë së majmunëve. Kjo gjë ndodh edhe me njerëzit por me zhvillimin e gjuhës edhe më tej të thashethemeve njeriu mund të ketë një grup prej 150 anëtarësh. Është vërtetuar shkencërisht që një individ nuk mund të njohë më shumë 150 persona në bashkëbisedim të përditshëm. Njeriu është një qenie sociale dhe ndjesia e vetmisë mund ta çojë atë në çmenduri. Në këtë epokë individi vlerësohet nga katër tipare si: karriera, pasuria, imazhi dhe konsumi. Në bazë të këtyre kritereve individi krijon grupin e tij shoqëror. Por duke u përpjekur për t’ju përmbajtur kornizave së idealit që krijon sipas mendjes së tij ai mund të ndjehet vetëm. Dhe duke qenë se jetojmë në një shoqëri konsumatore, nuk është për t’u habitur fakti se jemi në një kohë ku sëmundja më e përhapur psikologjike është vetmia. Një nga arsyet pse kjo dukuri po shtohet është përdorimi i rrjeteve sociale. Në një botë ku koha është para dhe ne jemi të nxitur nga personat përreth që të kemi shumë e më shumë, jeta jonë sociale përmbyset edhe bëhet shumë konfuze. Dhe ja ku vjen teknologjia, e re, e thjeshtë, e shpejtë dhe me shumë premisa. Ne bëhemi të varur nga romancat virtuale në këto rrjete ku sigurojnë menaxhimin e jetës sonë sociale në mënyrën më optimale. Këtu vjen një problem shumë i madh sepse ne po hedhim poshte idetë për shoqërinë edhe jemi në krijimin e një shoqërie të re ku miqtë koleksionohen si stampa. Jemi në periudhën kur më shumë rëndësi ka sasia se cilësia dhe është shkatërruar domethënia e miqësisë, në shkëmbimin e disa bisedave të shkurtra, fotove edhe mendimeve individuale. Duke bërë kështu ne po sakrifikojmë bisedën me një lidhje virtuale duke krijuar kështu situatën paradoksale që themi se kemi shumë miq por në të vërtetë jemi të vetmuar. Pra, dallimi midis të pasurit një bisede edhe një lidhje virtuale në internet është shumë i madh. Si fillim biseda ndodh në kohë reale edhe në një vend real ku ti nuk e di se çfarë do mund të thuash apo se si do të të vijojë situata. Të dërguarit mesazhe, e-mail edhe mënyra të ndryshme na bëjnë të mundur të stilojmë veten në secilën mënyrë ne duam të jemi, domethënë të modifikojmë karakterin tonë. Në vënd të ndërtojmë miqësi të vërtetë, ne jemi të limituar pas mendimit të ngritjes së vlerave të vetvetes, duke ndërtuar unin tonë sipas dëshirës edhe imagjinatës ideale. Ne po presim më shumë nga teknologjia se nga vetvetja. Teknologjia jo vetëm që po ndryshon mënyrën se si ne veprojme por po ndryshon edhe vërtetësi