Pa Fokus
Pa Fokus
“
…ka tre mënyra për të kuptuar publiken.
Është jo-publikja(e cila ska asnjë problem),
publikja e përgjumur(e cila ka një problem), publika e ndërgjegjësuar(e cila është
e ndërgjegjësuar për ekzistencën, kësisoj, të
problemit) dhe së fundmi publikja aktive(e
cila diçka në lidhje me këtë problem)…
James E. Grunig (Grunig 1983)
“
Shqiptarët dhe filozofia
e tyre private
lizë
na
A
Viliem Kurtulaj
S
hqiptarët janë mbyllur tek interesi privat i tyre dhe ia kanë mbyllur derën, madje dhe dritaren,
publikes. Ne nuk e kuptojmë që edhe publikja është e jona.
Nuk e kuptojmë që mbarëvajtja e privates sonë është e lidhur ngushtësisht me publiken tonë. Sa shumë shqiptarë sapo
shkojnë jashtë Shqipërisë, bëhen të suksesshëm. Ata edhe kur
ishin në Shqipëri ishin njësoj të interesuar, mos më shumë,
tek interesi privat ose personal i tyre. Po pse në Shqipëri nuk
mundën të bëheshin aq të mëdhenj dhe sa shkuan në SHBA,
Gjermani, Itali, Angli apo diku tjetër, ata shkëlqyen?! Sepse në
këto vende, ndryshe nga ne, njerëzit atje janë kujdesur dhe
kujdesen çdo ditë për publiken e tyre. E duke qenë kështu,
atje, privatja jote shfaqet në publiken që funksionon. Privatja
merr vlerë aty ku publikja funksionon. Ç’vlerë do të kishin librat e Kamysë, Balzakut apo Kantit nëse askush tjetër përveç
atyre vetë nuk do i kishte lexuar dhe vlerësuar?! Njësoj sikur
të luhet një ndeshje futbolli në stadium apo një pjesë teatrale
në teatër dhe të mos ketë asnjë shikues. Sado të mirë të jenë
futbollistët ose aktorët, ata nuk vlerësohen përderisa publiku
aty nuk ekziston. Pra, krahas përgatitjes tënde shumë
të mirë si aktor (privates),
duhet të kujdesesh edhe që
publiku të mësojë se ç’është
teatri dhe të vijë ta ndjekë
atë (publikes). Ky fenomen
i fobisë shqiptare ndaj publikes shihet gjithandej në
shoqëri në të gjitha nivelet.
Asnjë shqiptari nuk mund
t’i prekësh qoftë edhe një
metër tokë të tijën private
sepse me shumë mundësi
mund të përfundoni deri në
vrasje.
Por ti mund të shkatërrosh rrugën përpara shtëpisë
gjithë shqiptarëve, mund t’iu
shkatërrosh të gjithë koshat
e plehrave ku ata hedhin mbeturinat, mund t’iu prishësh të
gjitha shtyllat ndriçuese dhe
shqiptarët nuk do të të thonë
asgjë. Mosinteresimi për publiken çon në mosfunksionimin
e publikes dhe mosfunksionimi i publikes çon në dëmtimin
ose në mosfunksionimin e privates. Ne nuk i shohim si tonën rrugën, koshat e mbeturinave apo shtyllat ndriçuese.
Ato janë të askujt dhe harrojmë se ato janë të gjithkujt,
që edhe ne jemi “aksioner”
të tyre. Ne të vrasim po na
gërvishte pak makinën, qoftë
edhe pa dashje, dhe nuk themi asgjë po na e bëre rrugën
para shtëpisë gjithë gropa, e
që makina jonë shkatërrohet
sa herë që kalon aty.
Shkëputja jonë nga publikja shkon deri tek shkëputja
e aspiratës ndoshta më të
madhe dhe kryesore të një
kombi, vetërealizimin e tij në
një shtet. Më pas normalisht
kombi kujdeset që shteti që
vetërealizoi të funksionojë sa
më mirë. Kjo pothuajse është
aksiomë në të gjithë kombet
më të zhvilluar të kohës (kryesisht perëndimi). Për ne shumë
gjëra janë të realizueshme,
vetëm bashkimi kombëtar
është i parealizueshëm. Ne besojmë shumë, te gjëra më të
vështira për t’u realizuar, por
që nuk kanë lidhje me ne. Ne
mund të besojmë se nëse bie
“
Ç’vlerë do të kishin librat e
Kamysë, Balzakut apo Kantit
nëse askush tjetër përveç atyre
vetë nuk do i kishte lexuar dhe
vlerësuar?!
“
komunizmi në Korenë e Veriut, ajo mund të bashkohet me
Korenë e Jugut, që Krimea mund t’i bashkangjitet Rusisë,
por kur vjen puna te vetja, këtu bashkimin e shohim të parealizueshëm. Të gjithë mendojmë se bashkimi i Gjermanisë
Lindore me Gjermaninë Perëndimore në një shtet të vetëm
ishte i drejtë, i arsyeshëm dhe i realizueshëm sepse ata
ishin një komb. Për sa i përket bashkimit të Shqipërisë,
pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se është
i drejtë, i arsyeshëm dhe i parealizueshëm edhe
pse jemi një komb. Vetëkënaqja jonë përmbushet me këtë realizim të përgjysmuar
të ٕѕ̀