Pa Fokus
Sayyid Qutb – Al Qaeda
Pa Fokus
Filozofitë e mbrapshta
“të g jithë kanë të drejtë të drejtojnë,
të g jithë kanë të drejtë të binden.”
Qutb është poeti, mendimtari, studiuesi fetar, filozofi që udhëhoqi “Vëllazërinë Muslimane” për një dekadë në periudhën 19501960 në Egjipt, grup që tashmë është nxjerrë jashtë ligjit egjiptian. “Vëllazëria Muslimane” është themeli mbi të cilin u ngrit një
alternativë e sëmurë e fesë muslimane, fondamentalizmi islamik
ose ndryshe Islami ekstrem. Punët e tij akademike u fokusuan
kryesisht në studimin e fesë islame dhe Kur’anit, pasi ekziston
një libër prej 30 vëllimesh, interpretues i librit të Kur’anit. Përveç
ideve të reja ekstremiste mbi Islamin, Qutb njihej gjerësisht edhe
për kundërshtimin intensiv dhe të vazhdueshëm që ai kishte ndaj
kulturës dhe shoqërisë amerikane. Duke patur influencë në kohën
që jetoi, ai e përdori këtë si armë për të përhapur idetë e tij antiamerikane duke e vijëzuar shoqërinë amerikane si shoqëri imorale dhe antimuslimane, duke krijuar një stereotip për Amerikën
në venden muslimane ku ai ishte i njohur dhe përhapte idetë dhe
botimet e tij. Ai pati një ndikim të rëndësishëm në krijimin e grupit
terrorist Al Qaeda, e cila si demagogji dhe ideologji të lëvizjes ka
kundërshtimin e shoqërisë amerikane në vendet muslimane dhe
vendosjen e një filozofie fetare islamike ekstremiste në mbarë
botën muslimane. Sayyid Qutb u dënua me varje publike në vitin
1966 pasi u vërtetuan akuzat ndaj tij për komplot për vrasjen e
presidentit të atëhershëm egjiptian Gamal Abdel Nasser.
Bota është përballur shpesh me tragjedi në masë,
me vrasje masive, me diktatorë, me shkelje të drejtash dhe nënshtrime, me denigrim kombesh dhe
triumfatorë pa merita. Por çfarë fshihet pas këtyre
ngjarjeve që sa trondisnin botën, aq edhe e shtynin
atë drejt krijimit të një grupi të drejtash universale, që, sado që ekzistojnë këto të drejta, ka disa
shkaqe dhe zanafilla jo edhe aq sporadike që arrijnë t’i shkelin e përdhosin këto të drejta, ngrejnë
krye kundër zhvillimit për t’u kthyer mbrapsht e
për të krijuar një zanafillë të re ekstreme që nuk ka
ekzistuar më parë në asnjë ligj apo libër të shenjtë.
Pikërisht pas këtyre arsyeve që shpërfaqin dhimbjen njerëzore në kulmin e saj, fshihen dukshëm filozofi të mbrapshta, ekstreme dhe kundër Filozofisë
në vetvete, të cilat kërkojnë gjak dhe shpagim ku
armë kryesore kanë shpërfilljen dhe mos respektimin e të drejtave të njeriut, të cilat janë ligjet e
shenjta të botës, që me shpikjen e tyre, janë kushtetuta dhe testamenti i çdo epoke, janë objekt përmirësimi i filozofëve të moralshëm.
Alfred Ernst Rosenberg – Hitleri (Holokausti)
Stalinizmi - Stalini (Holodomori)
Rosenberg është konsideruar si nismëtari dhe ideuesi i ideologjisë
raciste e cila, nën udhëheqjen e Hitlerit vrau miliona hebrenj në
kushte të tmerrshme torture, në një kohë kur të gjitha masat për
krijimin e burgjeve të vrasjeve masive dhe internimeve të detyruara ishin të sanksionuara me ligj, parashikoheshin në kushtetutën
gjermane. Por si e lejoi këtë masakër populli gjerman? Ishte pikërisht një filozofi e mbrapshtë e cila legjitimoi idetë obsesive të një
gjermani si Hitleri, në një atmosferë ku Gjermania sapo kishte dalë
e humbur dhe e shpartallaur nga Lufta e Dytë Botërore ekonomikisht dhe me humbje të mëdha në njerëz, ku faji sigurisht ra mbi
miliona hebrenjtë që jetonin në Gjermani dhe u panë si shkaku
kryesor i krizës gjermane ekonomike pasi ata ishin ekonomistë të
zotë dhe gjithmonë fitonin mbi gjermanët. Alfred Ernst Rosenberg ishte një nga figurat më me influencë në partinë naziste,
krahu i djathtë i Hitlerit i cili njihet për idetë kryesore të qeverisjes
naziste, idenë e degjenerimit të artit modern, gjithashtu dhe idetë
rraciste që vranë miliona hebrenj të pafajshëm. Rosenberg u njoh
gjithashtu për refuzimin e Kristianizmit, dhe luajti një rol të madh
në zhvillimin e Kristianizmit Pozitiv, ku ai synonte ta kthente këtë
ideologji në një besim të ri Nazist. Fundi i tij ishte shpagim për
ideologjinë e tij shfarosëse. Ai u gjykua dhe dënua me varje për
krime kundër nje