Pa Fokus Pa Fokus Mars | Page 6

Disa prej jush mbase vërtet nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë fjalën ‘startups” apo nuk ia dijnë kuptimin mirëfilli, por duhet theksuar se në Kosovë vitet e fundit janë ndërmarrë shumë nisma për stimulimin e të rinjve që të sjellin ide inovatore dhe të krijojnë startups, të kenë një biznes privat. Një nga nismat më interesante është portali shumë i suksesshëm “Digjitale”. Ky portal përveçse promovon të gjithë të rinjtë që krijojnë startups, ka një qëllim më madhor: t’i prezantojë këto projekte shqiptare tek të huajt. Portali është në gjuhën angleze dhe shqipe. Nëse keni nisur një startup, është mirë të promovoheni në faqen “Digjitale”, do t’ju ndihmonte të krijoni lidhje me biznese dhe njerëz me ide, brenda dhe jashtë vendit! **** Digjitale është burimi kryesor për lajme dhe resurse mbi startups, ndërmarrës dhe teknologji prej Ballkanit perëndimor, me fokusim kryesor në Kosovë dhe Shqipëri. Është krijuar si medium i pavarur në vitin fillim të vitit 2012, dhe si e tillë është nisur në gjuhën shqipe për të sjell informata të detajuara dhe profile të ndërmarrësve e startups, analiza të detajuara dhe përshkrime të produkteve/shërbimeve për të treguar drejt rajonit dhe botës çka po ndodh në këtë pjesë të Ballkanit dhe për të inspiruar edhe vet shtetet përreth se çka po ndodh në fqinjësi. Mungesa e informatave në industrinë e startups, teknologjisë dhe ndërmarrjes prej rajonit digjitale .co m Inflacioni i diplomave Bruno Ferra të Ballkanit perëndimor ka shtyrë para tërë këtë mund për të krijuar një medium që nuk sjell thjesht komunikata për media por gjen ato që s’janë gjetur dhe i vendos para audiencës dhe atë në nivel rajonal. Digjitale është e dedikuar të informojë edhe për ngjarjet teknologjike/ndërmarrëse në rajon dhe ka shërbim të veçantë për këtë, ku në kalendar përmbledh aktivitetet përreth Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe Maqedonisë, Serbisë e Malit të zi, dhe më pas thekson edhe ngjarjet më të rëndësishme në Evropë. Në mes tjerash Digjitale ofron edhe lajme specifike prej skenës Evropiane dhe Amerikane të startups, duke pasur si qëllim primar inspirimin e ndërmarrësve vendorë. Nuk është qëllimi vetëm të përkthehen lajmet, pasi që lexuesin jonë i gjen ato në portalet kryesore botërore, si TechCrunch, TheNextWeb, TheVerge, etj, por të sjellw pwrmbajtje unike. Në gusht të vitit 2013, kur isha në një konferencë në Kroaci, pata rastin të takohem me kryredaktorin e “The Next Web” dhe si diskutim lindi mungesa e informatave në gjuhën angleze prej këtij rajoni dhe për këtë arsye portalet botërore nuk janë në gjendje të përcjellin shumë se çka po ndodh këtej. Mendova, pse mos të vazhdoj këtë që kam nisur: Të sjell në një nivel tjetër informatën tek vizitorët e huaj, ta sjell në gjuhën që ata njohin. Në atë kohë, shteti i dytë prej ku më së shumti kishim vizita ishte SHBA, dhe ne veçse kishim shqyrtuar opsionin për ta bërë Digjitale-n në dy gjuhë. Por me kohë erdhi momentin që të vazhdojmë komplet në anglisht, që të tregojmë tek investitorët e huaj se çka kemi nga skena e startups në Ballkanin perëndimor dhe në mes tjerash të jemi edhe më konkurrentë me blogjet në rajon pasi nuk kishim ndonjë konkurrencë në Shqipëri apo Kosovë. Gradualisht, muaj pas muaji prej viti 2012 Digjitale u bë me reputacion në rajon dhe filloi të bëhej partnere mediatike e eventeve me rëndësi Evropiane e Globale, si BitSpiration, PirateSummit, How to Web, Pioneers Festival, IDCEE, WEBIT etj. Falë punës dhe përkushtimit ne kemi arritur të dërgojmë informaicone prej startups të Kosovës aty ku duhet drejt Evropës dhe botës, dhe prapë kthehem në atë që qëllimi primar i nisjes së Digjitales ka qenë ofrimi i informatës prej sektorëve ku mungon informata, por mbi të gjitha përçimi i një zëri tek Evropa dhe Bota se edhe këtej kemi diçka që po bëhet. Gradualisht po synojmë të zgjerohemi edhe me tema dhe të bëjmë intervista