Kevin Breel
Rrëfime të një komediani
të sëmurë me depresion
Për një kohë të gjatë në jetën time, kam ndjerë se po jetoja dy jetë të ndryshme. Ekziston jeta që njohim të gjithë, por ekziston dhe
jeta që shoh vetëm unë. Dhe në jetën që shohin të gjithë, unë jam një shok, një bir, vëlla
apo komedian. Por nëse do të më pyesnit
mua sesi e përshkruaj unë veten time, do të
thoja shumicën e atyre gjërave që përmenda më lart. Nuk do të gënjeja por as nuk do
isha duke thënë të vërtetën. Në jetën që shoh
unë, vetja ime është dikush që lufton intensivisht me depresionin. Kam gjashtë vite që jetoj
me këtë gjendje që vazhdon çdo ditë. Për ata
që nuk e kanë përjetuar ndonjëherë depresionin, mbase kjo është diçka e çuditshme ta
dëgjosh sepse ka shumë keqkonceptim rreth
tij. Shumë prej nesh e konceptojnë atë si një
gjendje mërzie kur diçka nuk shkon mirë në
jetë, kur ndahesh nga e dashura apo kur nuk
fiton punën që po prisje. Por kjo quhet mërzi dhe jo depresion. Kjo është diçka natyrale,
një emocion natyror njerëzor. Depresion nuk
do të thotë të mërzitesh kur diçka në jetë nuk
shkon mirë, depresion do të thotë të jesh i
mërzitur kur gjithçka në jetën tënde shkon
mirë. Ky është depresioni i vërtetë, dhe nga
kjo vuaj unë. Askush nuk flet për depresionin
por duhet ta bëjmë këtë gjë, sepse në ditët e
sotme është një problem masiv. Por ne nuk
e shohim këtë gjë në mediat sociale, apo jo?
Nuk e shohim në Facebook e as në Twitter.
Nuk e shohim në lajme sepse nuk është diçka
e lumtur, nuk të bën për të qeshur. Dhe pikërisht për shkak se nuk e shohim, nuk vërejmë
vuajtjen që fsheh kjo sëmundje.
Por vuajtja dhe serioziteti i këtij fenomeni
është ky fakt: në çdo 30 sekonda, diku dikush
në botë i merr jetën vetes për shkak të depresionit. Ai njeri mund të jetë dy blloqe larg, dy
vende larg teje, dhe kjo ndodh çdo ditë. Dhe
ne kemi tendencën që si shoqëri të themi, “E
çfarë pastaj? Është problemi i tyre.” Neve na
vjen keq por prapëseprapë ne themi, “E çfarë
pastaj?”
Disa njerëz mund të kenë frikë se dikush nuk
do t’i pëlqejë, disa njerëz i kanë frikë peshkaqenët, disa njerëz vdekjen. Por unë, për një
kohë të gjatë në jetën time, unë i jam frikësuar vetes. I frikësohesha të vërtetës sime,
sinqeritetit tim dhe kjo frikë më ka ndrydhur brenda vetes. Depresioni është luftë, sëmundje që nuk e shëron duke pirë ilaçe dhe
pastaj sëmundja të ikë përgjithmonë. Është
diçka në të cilën jeton, është dikush që nuk
e përzë dot nga jeta jote, është zëri që nuk
e injoron dot, është ndjenja nga e cila nuk
shpëton dot, dhe pjesa më e frikshme është
se pas një farë kohe, ti bëhesh njësh me të.
Bëhet diçka normale për ty dhe asaj çfarë i
trembesh më shumë nuk është vuajtja brenda teje. Është njolla brenda të tjerëve, është
turpi, është fytyra mosaprovuese e një miku,
pëshpërimat që d