“Bota nuk do
të ndryshojë
asnjëherë, nuk
do ë vijë kurrë një
moment i tillë
plotësimi, por
a nuk është ky
lajmi i mirë?”
EDITORIAL
#
Start Up-s
Alketa Halilaj
“Sipërmarrësit më të mirë nuk kërkojnë rrezik. Ata kërkojnë ta zbusin
rrezikun.”
A e dini se çfarë është një startup? Është një kompani e ndërtuar me pak buxhet (ose aspak) dhe shumë ide! Kopertina
e këtij muaji i është dedikuar sipërmarrësve të rinj. Ideja
është që të sjellim sa më shumë informacione që të
rinjtë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh entrepreneur, çfarë nënkupton një startup, peripecitë, rreziqet
dhe përfitimet e kësaj nisme që në shumë vende të
botës prej shumë vitesh është kthyer në një lëvizje
të të rinjve për të ndërmarrë përgjegjësi dhe për të
përfituar prej tyre.
Kontribues:
#Gled Guri, #Fiona Tako,
#Xheni Zyfi, #Bruno Ferra,
#Celik Nimani, Daniel Cook,
#Altea Sulaj,
Pa Fokus
#Desar Mejdani, #Jeton
Kryeziu, #Ermira Selami,
#Andi Thomaj,
e përmuajshme
Redaksia:
Botues: Marin Nikolli
Kryeredaktore: Alketa Halilaj
Si na gjeni?
Por, nuk na interesojnë shumë nismat e vendeve të
zhvilluara sesa mungesa e informacionit në Shqipëri
për këto trende alternative zhvillimi dhe sipërmarrjeje.
“Çfarë është një startup?” është një pyetje e dhimbshme
që të rinjtë shqiptarë bëjnë shpesh në vitin 2014. Nuk do
të bëjmë një hulumtim për të gjetur fajtorin që zë fill që nga
qeverisja vendore e përfundon tek të rinjtë vetë, por duhet të
ndërgjegjësohemi që gjithçka nis nga mungesa e informacionit, në
një kohë që Google është plot me zhvillimet më të fundit në këtë fushë.
Pra, një startup është një nismë, një sipërmarrje që ndërmarrin të rinjtë (dhe jo
vetëm) për të shtuar të ardhurat e tyre. Startup do të thotë të dalësh në rrugë e të
shesësh limonadë të bërë në shtëpi, të hapësh një ëebsite i cili të siguron të ardhura,
të blesh një produkt me çmim të lirë dhe të dish ta shesësh më shtrenjtë, të shesësh
një produkt origjinal shqiptar në një vend tjetër, është diçka e çuditshme që të vjen
në mendje nga e cila mund të nxjerrësh para ose/dhe fonde, një grup kolegësh që
janë hequr nga puna dhe fillojnë një projekt të ri, etj. Përveç kësaj, në këtë numër
kemi shtuar shumë nuanca humori që ia vlejnë të lexohen, duke filluar që nga artikulli i Alteas e duke vazhduar me pikëpamjet që kanë të huajt për Shqipërinë apo
Kosovën. Do lexoni një analizë ndryshe për filmin “Heroi”, filmi më i suksesshëm
në Kosovë për vitin 2014 dhe gjithashtu nuk kemi harruar të bëjmë një artikull
për mësuesit dhe situatën e tyre sot. Promovimi i talenteve dhe projekteve
të të rinjve janë fokusi ynë, rubrika të tilla nuk mungojnë as këtë muaj! Ky
numër është parashikuar të jetë edukativ dhe informativ për të gjithë ata që
nuk janë në dijeni të startups apo nismave të tilla të njohura në botë sepse
tashmë është koha që ne të rinjtë të ndërmarrim vetë nisma duke mos
pritur që hapin e parë ta bëjë dikush tjetër për ne, psh. familja, shkolla apo
shokët. Jemi shtresa më e varfër në botë por më e afta dhe potencial të
madh për të ndryshuar brenda pak kohësh. Por, mungesa e informacionit nuk duhet
të na shkurajojë por të na bëjë të kërkojmë më shumë dhe të mësojmë gjëra të reja
që nuk i dimë. Dhe për t’u kthyer aty ku e nisëm: Mos u shqetësoni nëse nuk dini
asgjë mbi startups, ka edhe pyetje të tilla si: Çfarë është një intership?
Shtëpia Botuese: mariia
publishing
Nëse nuk na
gjeni!
r
po
ër ë je
sip q
n h
kë dis
i
i p ta
pn het tac
y
ht u ër
*s a d ë p
m m
a u
sh
çdo datë:
5
NA SHKRUAJ
facebook.com/pafokus.al
[email protected]
KE PËR TË
TREGUAR
NJË HISTORI?
NJË
POEMË PËR
TË NDARË
ME TË
TJERË?