Pa Fokus Pa Fokus Mars | Page 14

shumë 1 cop kartoni? Ndërsa po ke dalë mirë në maturë(mos të llogarisim për shkëlqyeshëm), mos i hidh fare sytë atje ku të pëlqen, do zgjedhësh degën më me shumë pikë që mund të kapësh, atë që kërkon tregu i punës! E ndërkohë që fakulteti i Ekonomikut apo Juridikut po mbingopen, kush “zgjedh” të studiojë, kimi apo matematikë? Po ata nxënës që i ke patur në klasë në gjimnaz e matematikën dhe kiminë, mezi i kanë marrë për të kaluar klasën. Nuk dua ta mendoj kush “zgjedh” të studiojë për Cikël të Ulët. Ndërkohë kuotat e këtyre fakulteteve të preferuara rriten vit mbas viti, mësimit i shtohen orare të stërgjatura, ende vazhdojmë me sistemin e Bolonjës dhe x apo y profesor e kthen lenden e tij në ç monopol të vogël, studentët më në fund e marrin atë cope kartoni por ska vende pune(ose skanë mikun/lekun )… Kaos Dhe ana tjetër e medalies, kush i mëson fëmijët që të vegjël, apo dhe më tej, që analfabetizmi funksional të shkojë 57 %, sa matematike, kimi apo minimum gjuhë amtare do dinë shqiptarët? E në universitet pastaj, përballesh me lexim slidesh, mbushje ore me detyra kursi(atëherë kur seminaristi denjon të vije), ironi e tallje të ulta kundrejt studentëve, e skandale të tjera nga më të paimagjinueshmet që kur i tregon sot, më 7 Mars galeria duken si një tufë gënjeshtrash po kur i provon vete të dhemb në shpirt. Ndonjëherë mendon se është thjesht një mënyrë e tyre për t’i qëndruar sa më strikt pozicionit të punës, por të ndodh që i njeh dhe në mjedise jashtë profesionit të tyre, e përjeton zhgënjim pas zhgënjimi. Më kujtohet një frazë, që me shumë zhgenjim na e tha ne, si grup studentësh, një pedagoge e nderuar: “Për çdo gjë mund të shahet rregjimi komunist, por të paktën kriteret e zgjedhjes së pedagogëve ishin ndryshe… për rrjedhojë shumë gjëra ishin ndryshe…” Normalisht jo çdo gjë është kaq gri, ka mësues e pedagoge të mbrekullueshëm, nga ata që lënë gjurmë në jetën dhe karakterin tënd. Por ama këto janë fenomenë të prekshëm, nuk mund të flasim më për abstragime, këto çështje, kjo çështje duhet ndrequr sa më parë. Sepse kemi kaq kohë që presim një Shqipëri ndryshe por arsimi është leva që e vë në lëvizje gjithçka. Sistemi arsimor duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë tani! Sa më vonë, aq më shumë përkeqësohet gjendja. sues. Mësuesit janë njerzit më të admiruar e të rëndësishëm në botë. Nuk ke pse ta bësh gjithmonë, por nëse je në dyshim se çfarë do bëhesh, bëhu një mësues i mrekullueshem. Ndoshta vetëm gjatë të njëzetave. Bëhu mësues i shkolls fillore. Veçanarisht nëqoftëse je mashkull – kemi nevojë për mësues meshkuj të ciklit të ulët. Edhe nëqoftëse nuk je mësues, bëhu mësues. Ndaji idetë e tua. Mos e E ndërkohë askush nga ne të mos presë nënvlerëso edukimin tënd. Gjej kënaqësi në ndryshimin e sistemit. Po shkëpus një atë që ke mësuar dhe shpërndaje”. fragment shumë të shkurtër nga një njeri i Është e vërtetë që jo vetëm në Shqipëri, por mençur: edhe nëpër botë ajo çka po mungon gjith“Bëhu mësues, të lutem, të lutem bëhu më- monë e më shumë është humanizmi. E kush më mirë se një mësues/pedagog mund ta mësojë dikë si të jetë njeri?! Prandaj, të lutem, bëhu një mësues i mrekullueshëm! “Dita e mësuesit” * *kuptojmë të gjithë 200 ditët që dikush shpenzon që ne të mësojmë të duam kush jemi! Falenderime të sinqerta: Zonjës Zyfi, Zonjushës Zyfi sakaq, Wikipedias, dhe nuk mund të harrojmë Tim Mitchell; Tim, kudo qofsh djalë, dhe ty falenderimet nga zemra - Pa Fokus WIKIP “ EDIA më 1887, hapet e para shkollë laike në qytetin e vogël të Korçës e cila mësonte nxënësit e saj në gjuhën Shqipe. Të gjithë shkollat e tjera në veri dhe në Shqipërinë qëndrore, më parë funksiononin nën udhëheqjen dhe mbikqyrjen e Kishës Katolike; sa për Kishën Ortodokse në Jug, ajo as që lejonte që të mësohej në gjuhën Shqipe. “ PA FOKUS 1. Si ju lindi ideja për të marrë pjesë Heritage – A Youthful Vision 2013“. Unë u në këtë konkurs të rëndësishëm ndërkom- prezantova me një pikturë me te ۚZ