Pa Fokus Pa Fokus Mars | Page 10

ujë. Përkundrazi, ajo çfarë do të shihni janë këpucë me stil të zhytura në ujë, pantallona chic apo fustane të gjata të spërkatura me baltë deri në gju, dhe rroba të lagura por të bukura aq se vetë Ralph Lauren nuk do të vishte jashtë në një ditë me shi. Ky fenomen bëhet edhe më konfuz kur ju jetoni në një kulturë që akoma beson se sëmundja vjen nga një dritare e hapur. “Ajër i lagësht? Ajër i freskët? Si guxon? Më lër të pi gjysmën e paketës së cigareve!” Daniel Cook është një amerikan që jeton në Shqipëri pasi është i martuar me një vajzë shumë simpatike shqiptare! Ai është mësues kitare në një shkollë amerikane dhe gjithashtu bashkë me grupin e tij Danny’s Band performon fundjavave në Happy Wine Bar! Shumë shpejt ndihesh pak konfuz duke u ndjerë jashtë këtij realiteti. Dhe kjo gjë më çon në Vëzhgimin Shqiptar Numër #2: Shqiptarët janë të gjithë fashionista të Klasit të Parë! Kush do t’ja dijë për shi dhe baltë! Unë i laj enët veshur me rroba të bukura! Ha! Beep Beep! Hey! HEY! Vura re që je një femër! Ne që vijmë nga vende perëndimore nuk e kemi të vështirë të imagjinojmë djem që flirtojnë me vajza në një lokal apo bëjnë përpjekje për të tërhequr vëmendjen e tyre. Imagjinoni një djalë që ndërpret bisedën e një vajze me shoqet e saj thjesht që ta ftojë për një pije. Shumë prej rasteve të tilla janë një dështim. Universalisht, ne djemtë nuk jemi shumë të dhënë të kuptojmë se çfarë do një vajzë. Personalisht mendoj se shumica e këtyre dështimeve vijnë sepse “ju jeni komplet një i panjohur që po ndërpret një vajzë në mes të darkës me shoqet e saj!” Djemtë shqiptarë kanë një nivel dhe teknikë krej të ndryshme gjuajtje dhe flirtimi me vajzat. Ata janë vërtet, vërtet mjeshtra! Në fakt, ata janë aq të zotë sa nuk kanë nevojë fare të flasin me një vajzë që ta bëjnë atë të dashurën e tyre. Ata kanë hequr dorë prej asaj teknike prej shumë kohësh. Djemtë shqiptarë ndjekin një sfidë më të madhe se ne të tjerët! Metoda e tyre për të qenë të qetë me zonjushat është të kalojnë makinën me shpejtësi tek këmbët e tyre dhe të shkatërrojnë borinë e makinës duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen e vajzave. Kjo metodë mund të aplikohet në një Mercedes 5 vendësh me 6 çuna shqiptarë brenda! Dhe kjo më shpie në Vëzhgimin Shqiptar Numër #3 Djemtë shqiptarë janë seriozisht të paparë. Kur të rritem, dua të bëhem një djalë shqiptar. Mund ta imagjinoj se çfarë bisedojnë ata edhe pse nuk e kuptoj gjuhën shqipe: Djali shqiptar 1: “Hej daku… Është një vajzë që e pëlqej.. Do ta pëlqej, do ta përshëndes dhe ta pëlqej… dhe ta pyes së çfarë po bën.” Djali shqiptar 2: “Jo daku… më beso vëlla, kjo nuk është ajo çfarë ti duhet të bësh. Duhet t’i japësh shpejt makinës afër këmbëve të saj, t’i biesh borisë njëqi