Pa Fokus Nëntor | Page 6

Vullnetarizmi 5 Historia e faqes më të famshme të internetit që nxorri në shesh sekrete të shumta qeveritare, është kthyer në një nga filmat më të përfolur të 2013-ës, me regji të Bill Condon. Filmi me titull “The Fifth Estate” ka në qendër historinë e websajtit famëkeq Wikileaks. Ngjarjet fillojnë që në vitin 2010 kur Daniel Domsheit Berg dhe Julian Assange filluan të punonin me një website që do të merrej me shpërndarjen e informacioneve që mbaheshin fshehur nga njerëzit duke përdorur anonimitetin ndaj burimeve të këtyre informacioneve. Përgjatë filmit kalojmë përmes skandaleve të shumta që zbulohen nga websajti me kalimin e kohës. Historia mbaron duke lënë të kuptohet që Wikileaks vazhdon ende të shpërndajë informacione në web nën vellon e anonimatit. Filmi ka marrë opinione pozitive dhe negative nga kritikët të cilët kanë shprehur rezervat e tyre rreth filmit. Filmi “The Fifth Estate”, me gjithë kritikat e shumta, u caktua si filmi që hapi festivalin Ndërkombëtar të filmit në Toronto me 5 shtator 2013, duke ngjallur kureshtje të madhe tek shikuesit në mbarë botën. Përgatiti: Eda Belortaja Eda është gazetare arti dhe kulture pranë Ora News Të punosh vullnetarisht do të thotë të bësh një punë në të mirë të komunitetit me dëshirën tënde të lirë dhe pa pritur një përfitim financiar si këmbim. Por, ajo që të jep vullentarizmi është më shumë se kaq, më shume se paratë. Të punosh vullnetarisht nuk është shpenzim i kohës tuaj i çuar dëm, është një kontribut për veten tuaj në rradhë të parë e më pas për komunitetin ku jetoni. Gjatë punës vullnetare ju mund të aftësoheni në një sërë fushash të ndryshme. Mësoni të silleni në një mjedis pune, të punoni me një grup njerëzish, të komunikoni e ndërveproni me to, mësoni si të shprehni kreativitetin dhe talentet tuaja e të ndjeni kënaqësinë e kontributit tuaj në fund të ditës. Mund të njihni njerëz të rinj, të shkembeni biseda e diskutime me njerëz jashtë rrethit tuaj vicioz. Puna vullnetarë të shkathtëson dhe të jep mundësinë që neser të jesh i zoti të konkurrosh me dikë që dhe pse ka një diplomë me notat më të larta, ska praktikën e të punuarit më parë. Vullneratizmi u jep mundësinë të njihni veten më mirë, të rriteni personalisht e profesionalisht, duke praktikuar atë që dini të bëni më mirë apo duke mësuar të bëni gjëra të reja. Njëkohësisht të qënit vullnetar është edhe kënaqësi, kur në fund të ditës dikush u thotë faleminderit, apo një fëmijë buzëqesh nga prania juaj, qyteti juaj duket më i pastër falë punës tuaj, e të tjera si këto. Ira Topalli