Life
of
Pi
(2012)
“Nje i ri i cili i mbijeton një katastrofe detare, bëhet pjesë e një rrugëtimi, aventure
dhe zbulimi. I braktisur tanimë mes oqeanit, ai formon një lloj lidhjeje me një tjetër të
mbijetuar: një tigër të frikshëm Bengali”
F
Fitues i çmimeve OSCAR:
(1)?mimi i Kinematogradisë, (2) ?mimi për
efektet Speciale, (3) Regjia më e mirë,
(4) Përshtatja nga libri
ilmi bazohet në dy karaktere, emri i të cilëve është përftuar nga po dy mënyra krejt
origjinale dhe në të njëjtën kohë komike. Piscine, djaloshi kurioz, emri i të cilit ish
rekomanduar nga xhaxhai i tij pasi ky i fundit në një nga rrugëtimet e tij nëpër Evropë,
ishte magjepsuar aq shumë prej Piscine Molitor në Paris. Personazhi në vitet e para e vuan
shumë këtë arbitraritet ndaj emrit të tij sepse në Indi aty ku dhe zhvillohen ngjarjet, shokët
tij, dhe të gjithë të tjerët, e vënë vazhdimisht në lojë duke e lidhur emrin e tij me të urinuarit. Në këto rrethana ai gjen një mënyrë shumë origjinale për të zvetënuar këtë keqkuptim
duke u përpjekur të lidhë emrin e tij, duke përftuar vetëm formën më të shkurtër të të gjithë
emrit, në shkronjën greke Pi që është po ashtu simbol numerik (3.14). Në të gjithë filmin
ai do të quhet që atëherë vetëm Pi. Pasi mbaron etapa mbi emrin e tij, ngjarje të tjera zënë
vend në jetën e dy vellezërve, siç është ajo e ardhjes së tigrit
të ri nga Bengali në kopshtit zoologjik të babait të tyre. Tigri i
cili ishte kapur në mjedisin e tij natyral nga një gjuetar anglez
me emrin Richard Parker dhe nga ku pas kësaj kish vendosur
ta quante tigrin Thirsty (i etur), ishte nisur prej andej për ta
shitur në tregjet e ndryshme. Gjatë kohës kur dërgesa ishte në
të ardhur në një nga zyrat postare, emrat e tyre qenë ngatërruar në një farë mënyre dhe në këtë mënyrë tigri tanimë
quhej Richard Parker ndërsa gjuetari
Thirsty. Ishte kjo rastësi, ishte fat?
Duke u rritur, gjithnjë kurioz, Pi nis
e krijon një lidhje shumë të ngushtë
me besime të shumëllojta dhe mënyre
jetese. Kjo do t’i sjellë shumë telashe
nga kundërshtitë e vazhdueshme me
racionalitetin e të atit por sidoqoftë
Pi është i bindur se mbush boshllëkun që ndjen njeriu duke predikuar vetëm një fe, kështu që ai vepron ndryshe, ai udhëhiqet nga një
larmi përkushtimi ndaj hinduizmit,
krishtërimit dhe islamit në të njëjtën
kohë.
Besimi i tij vihet
në provë gjatë adoleshëncës së tij,
në kohën kur i ati
detyrohet të shesë
cirkun që i përk-
iste deri në atë kohë familjes së tyre, aty ai kupton
gjithashtu se ka qenë jo më pak i burgosur brenda
asaj jete që bënte, nga sa ishin dhe kafshët pas hekurave. Një anije transporti japoneze bëhet përkohësisht mjeti i tyre dhe të gjithë kafshëve të kopshtit
zoologjik, që janë nisur për në Kanada, ku presin
të ndërtojnë një jetë tjetër të re atje duke shitur
kafshët. Por ndodh një shtrëngatë e papritur, - një
skenë e këtillë kaq dramatike nuk është vënë kurrë
në skenë – Pi duket sikur merr forma të kombinimeve midis Noah, Kruzo, Prospero dhe Job. Vetëm
pak milje larg destinacionit më të afërt tokësor, në
mes të Mariana Trench, pjesa me thellësinë më të
madhe në Paqësor, ai duket si një jetim mbetur
vetëm në një varkë nën shoqërinë e një zebre, një
hijene, një orangutangu femër dhe sigurisht Richard Parker. Kjo është një aventurë e krahasueshme
me një shkallë epike, një histori mbijetese e cila
mban para ekranit shikuesin përgjatë gjithë pjesës
së dytë të filmit. Nuk i ngjet në asnjë moment një
pamjeje paqësore si ajo e një tabloje të Edëard Hicks
në shek. e 19, ku luani fle bashkë me qingjin. Kjo i
përngjet më shumë një historie Darviniane mbijetese, ku Pi duhet të mësoje të komandojë territorin
e tij.