Si të gjelbërojmë
shkretëtirat dhe
të ndalojmë
ndryshimin e klimës
Allan Savory
Tani nuk kemi çfarë të pyesim më shumë: do ta zgjidhim problemin vetëm duke zëvendësuar lëndët
djegëse të fosilizuara me tekonogjinë. Por lëndët
djegëse- karboni, qymyri dhe gazi – janë padyshim
shkaku i ndryshimit të klimës në planet.
Dezertifikimi (proçesi i tharjes së tokës) është një fjalë
e lezetshme për tokat që po kthehen në shkretëtira,
dhe kjo ndodh vetëm kur ne krijojmë terrene shumë
të zhveshura nga bimësia. Nuk ka shkak tjetër. Do
përpiqem të fokusohem në këto terrene të planetit
që po kthehen në shkretëtira.
Por kam një mesazh të thjeshtë për ju që ofron më
shumë shpresë nga sa ju mund ta mendoni. Kemi
mjedise ku lagështira në to është e garantuar për
gjatë gjithë vitit. Në këto terrene, është pamundur të
gjesh hapësira të gjera të djerra.
Çfarë do që të bëjë njeriu, natyra e mbulon shpejt
tokën me bimë. Ne kemi mjedise me muaj të tërë
lagështi dhe pastaj muaj të tërë thatësirë, dhe pikërisht në këto zona po ndodh fenomeni i dezertifikimit.
Për fat të mirë, me ndihmën e teknologjisë, ne mund
t’i dallojmë këto zona nga hapësira, dhe kur i lokalizojmë, mund t’i shohim përmasat mjaft qartë.
Në përgjithsi, kur shohim zona të gjelbra në hartë
duket sikur aty nuk po ndodh dezertifikim, por kur
shohim zona ngjyrë kafe ky fenomen ka lëshuar
rrënjë. Mjafton t’i hedhim një sy hartës së botës dhe
do të shohim që zonat ngjyrë kafe kanë pushtuar
planetin, dhe sipas përllogaritjeve të thjeshta, 2/3 e
botës po dezertifikohet.
E bëra këtë fotografi në Shkretëtirën Tihamah ndërsa po binte rreth 25 milimetër shi.
FOTOOOOOO
Ndërsa ditën tjetër shkretëtira dukej e tharë.
FOTOOOOOO
Ku kishte shkuar shiu? Shiu ra mbi territorin e
shkretëtirës dhe avulloi nga nxehtësia. Juve mund
t’ju kenë thënë se dezertifikimi ndodh vetëm në zo-
nat e thata dhe gjysmë të thata apo në shkretëtirat
më të mëdha në botë, dhe se zonat e mbuluara me
bar nuk kanë rrezik nga ky fenomen. Por nëse shikoni në brendësi të këtyre tokave që në sipërfaqe
duken të gjelbëruara, ju do të vëreni se poshtë tyre
toka është e tharë dhe në sipërfaqe e mbuluar me
alga, gjë që nuk lejon futjen e ujit nën sipërfaqe dhe
kështu toka nuk furnizohet me ujë. Ky është kanceri
i dezertifikimit që ne nuk e vëmë re deri sa ai të arrijë në sipërfaqe të tokës, atëherë kur është në gradën
e tij të fundit.
Tani ne e dimë që shkretimi i tokës shkaktohet nga
bagëtitë, kryesisht gjedhët, delet dhe dhitë, nga mbikullotja në zona të gjelbra, duke e lënë tokën të thatë
dhe duke lëshuar metan. Pothuajse të gjithë e dinë
këtë, që nga fituesit e çmimeve Nobel e deri te lojtarët e golfit, ose të paktën kështu na e kanë mësuar të gjithëve. Sipas asaj që na kanë mësuar, unë u
rrita duke i urryer bagëtitë për dëmin që po shkaktonin në mjediset e pista në Afrikë ku unë jam rritur.
FOTOOOO
Më vonë, edukimi im universitar si një ekologjist i
përforcoi bindjet e mia.
Epo, kam një lajm për ju.
Dikur ishim të sigurt që bota ishte e sheshtë. Atëherë
menduam gabim, edhe në këtë rast po mendojmë
mbrapsht. Tani dua t’ju ftoj të më shoqëroni në udhëtimin tim për riedukim dhe zbulim.