Kornizat fetare dhe etnike
Ka shumë komunitete që identifikohen prej besimit të tyre fetar, psh të
krishterët, ortodoksët apo muslimanët që përcaktojnë edhe disa kode etike të
sjelljes për anëtarët e grupit. Në kulturën e shurdh-memecëve nuk ka kode të
tilla etike pasi anëtarët e këtij grupi nuk kanë një fe të veçantë, pasi jetojnë në
familjet e tyre normale. Nuk ka “fe shurdh-memecësh” apo ‘Zot shurdh-memecësh”. Por në Amerikë ka kisha për këtë grup të veçantë që i zhvillojnë ritualet e tyre fetare në mënyrë që të jenë të kuptueshme për anëtarët e grupit.
Kulinaria
Kulinaria është një nga vlerat që përbëjnë kulturën e një grupi duke e dalluar
atë nga të tjerët. Në fakt përsa i përket grupit për të cilin flasim, elementët e
kuzhinës së këtij grupi kulturor nuk është se kanë ndonjë specifikë të veçantë
ndryshe nga njerëzit e tjerë, por sigurisht që shurdh-memecët kanë ushqimet
e tyre të veçanta që i gatuajnë gjatë festave të rëndësishme që lidhen me
këtë grup si psh. gjatë përvjetorit të Laurent Clerc, festë që njihet ndryshe si
“Banketi i Ditës Charter”, ose gjatë festës “Java e Përkujdesjes së Shurdh-Memecëve”.
Stili i të veshurit
Anëtarët e këtij grupi nuk kanë ndonjë stil të veçantë të të veshurit por sigurisht kanë bluza të stampuara me emblema të grupit të tyre “Deaf Pride” dhe
elemetë të tjerë që mbajnë simbole të grupit ku ata bëjnë pjesë.
Konkluzion
Kjo degë e veçantë e kulturës nuk i përbush të gjitha kriteret për t’u quajtur një
grup i vërtetë kulturor sepse në fakt anëtarët e kësaj kutlure konsideron anëtarë të
kulturës së vendit ku ata jetojnë deri në momentin që fillojnë të komunikojnë me
gjuhën e shenjave. Por ky grup kulturor përbush katër element kryesorë që e njohin
atë si kulturë: një gjuhë e veçantë, një traditë folklorike, institucione të veçanta sociale dhe shkolla posaçërisht për këta njerëz. Gjithashtu përfshin zakonet e veçanta
në sjellje dhe në komunikimin social. Kështu, këto tipare e quajnë këtë grup, një
grup të kompletuar kulturor.
Konkursi i M uajit
Nëntor
Mbytur me aromën tënde (KLEA DHIMA)
Qëndroj vetëm pa ty në dhomë
Me aromën që ke lënë pas, jam mbytur,
Përpara në duar e kam fotografinë tonë
Në ngjyrat e asaj fotografie tashmë jam zhytur.
Endem... Ashtu në marrëzi
Dhe lutem që ti të kthehesh,
E kisha harruar sesa vret një dashuri
Gëzon-gëzon, në fund pa shpirt mbetesh.
Edhe ti shpirtin në dhomë e le?
Apo në kraharor strukur e mban?
Shiko mirë, ndoshta me vete se ke
M? ?Z?]?HYHHH?\??X[????\?[?H?H???H????p????Z\?H?Z?[H0??XY???H??Z?Z?0???0??]8?'?Hp???????¸?'?[???H??Z?????Z0??HZH?[H?]?????H]H?^??0??0???Y????H?H?[p??X[Hp???HX\?????]H?H?H??Z\?0????Z???\?0??[p???Z?]?HH?H?[X\?YH0??X\????[0??0??X?Z?YH????\???????Z0??HZHB?YH?Z?\?0???]0??\?HH?[?]???p??0??8?&ZH??]H?H?\?\?B?p??0??0???[?]\????\?[?H??????