KULTURA PA ZË
Vullnetarët Europian në Shkollat e Mesme të Tiranës, frymëzim
për të rinjtë tanë
Për të promovuar punën vullnetare dhe vlerat epraktikat e saj, Përtej Barrierave ka angazhuar
tashmë dhe mjaft të rinj nga vende të nryshme te Europës të cilët kryejnë Shërbimin Vullnetar
Europian në Tiranë. Momentalisht organizata ka 20 vullnetarë të Shërbimit Vullnetar Europian
, ndryshe të njohur si EVS (European Voluntary Service) përmes 2 projekteve të financuara nga
Komisioni Europian nëpërmjet programit Youth in Action.
Duccio nga Italia, Dorothea dhe Jovanka nga Gjermani, punojnë si vullnetarë EVS që nga Marsi
2013 dhe përfundojnë shërbimin e tyre këtë Dhjetor , në projektin me titull YOU(th) ACT 4
Inclusion.
Njëkohësisht, stafit të organizatës iu bashkuan në datën 7 Tetor 2013 dhe 17 vullnetarë të tjera
nga Italia, Franca, Spanja, Letonia dhe Rumania të cilët janë në Tiranë për një projekt 2 mujor
me titull “Every Act of Participation Makes a Difference” , njëkohesist të financuar nga Youth in
Action. Pjesë e punës së të rinjve Evropian është edhe promovimi i punës vullnetare nëpër shkollat e mesme te Tiranës. Duke bërë seminare informuese nëpër klasat e ndryshme, ata u ofrojnë
një mundësi të rinjve tanë të informohen se si dhe ku mund të kryjnë shërbimin e tyre vullnetar,
cfarë mund të përfitojnë nga puna vullnetare, cfarë të mirash u jep ajo dhe se si m,und te kalojnë
një pjesë të kohës së tyre në një mënyrë ndryshe nga rutina e çdo dite.
Gjithashtu këta të rinj me pasionin për të mësuar dhe për të bërë dicka për komunitetet në nevojë, punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara në Institucione të ndryshme në Tiranë, si Shkolla
Speciale Luigj Gurakuqi, Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Qendra e aftësisë së Kufizuar
Pëllumbat, etj.
Kjo ka ndihmuar së shumti në promovimin e vullnetarizmit mes të rinjve tanë, gjë të cilën stafi i
Përtej Barrierave e dëgjon vazhdimisht kur të rinjtë vijnë në qendër të regjistrohen dhe disa prej
tyre shprehen se i kamotivuar informacioni i marrë nëpër shkolla dhe ideja që tërinjtë nga Evropa
“Të drejtat e njeriut janë universal dhe ato i përkasin gjithkujt pavarsisht gjinisë, kombësisë
apo origjinës etnike, ngjyra e lëkurës, fesë, gjuhës, apo çdo status tjetër të tilla si paaftësi
dhe shurdhës”
N
jë nga mënyrat e rëndësishme për zbatimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe grupeve të caktuara në shoqëri është njohja dhe respektimi i kulturës dhe gjuhës së tyre. Një nga grupet më të veçantë
në shoqëri janë grupet e shurdh-memecëve që me mbështetjen e qeverive ku jetojnë, së fundmi kanë krijuar
një set specifik vlerash kulturore dhe gjuhësore. Termi kulturë është një koncept i gjërë që përfshin kryesisht
mënyrën e të jetuarit, traditat, njohuritë, besimet fetare, shprehitë artistike, normat dhe vlerat që anëtarët
e një grupi ndajnë me njëri-tjetrin. Rasti i veçantë i grupit të shurdh-memecëve, ashtu si çdo grup tjetër
njerëzor, paraqet një kulturë të veçantë dhe të re, që zë vendin e saj në konceptin e përgjithshëm të kulturës.
Kultura në këtë rast, shprehet nga anëtarët e këtij grupi me anë të “gjuhës” së tyre, pra nëpërmjet gjuhës
së shenjave, mjeti kryesor i anëtarëve të këtij grupi për të treguar, ruajtur dhe transmetuar vlerat e tyre
kulturore. Zakonisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo degë e re e kulturës njihet nën termin “Deaf
World”, pra “Bota e shurdh-memecëve”. “Deaf World” përfshin kulturën dhe komunitetin apo thënë ndryshe,
të gjithë anëtarët dhe gjithë aspektet e këtij grupi me mangësi në të folur e të dëgjuar, vlerat kulturore të të
cilëve përbëjnë kornizën e padukshme të grupit ndërsa vetë grupi është pje pjesa e dukshme e ajsbergut, pjesa