Unë jam Vullnetar,
provoje edhe ti…
P
Dt. 30.10.2013
ara 3 vitesh u hap në Tiranë qendra e parë e Shërbimit Vullnetar Lokal, e cila rezulton
dhe e para e këtij lloji në Shqipëri. Kur organizata Përtej Barrierave në bashkëpunim me
Rrjetin e Rinor të Evropës Juglindore (SEEYN) me qendër në Sarajevë, e nisën këtë projekt
nuk qe aspak e lehtë, pasi struktura duhej krijuar nga fillimi. Kjo jo sepse nuk ekzistonte
vullnetarizmi në Shiqpëri, por sepse nuk kishte ende një mekanizëm të strukturuar i cili të
ofronte këtë shërbim duke ndjekur ciklin e menaxhimit vullnetar si dhe të prodhonte një
statistikë se sa të rinjtë tanë vullnetarizohen, apo cilat janë fushat e interesit të tyre.
Mbi të gjitha, stafi i Përtej Barrierave hasi vështirësitë e para që në themel, pasi shërbimet
vullnetare të kësaj qendre janë të fokusuara kryesisht në fushën e aftësisë së kufizuar. Për një
të ri nga Tirana, të aftësohet në punën me persona me aftësi të kufizuar dhe të bëjë nje punë
vullnetare dhe pse pak orë në ditë, nuk ishte e thjeshtë në fillimet e saj. Skeptizicmi ekzistent
ndaj punës vullnetare, “frika” e të rinjve për të punuar me një të ri tjetër me aftësi të kufizuara,
apo dhe organizatat partnere me dyshimin se ëtë mira do të kishin nga puna e vullnetarevë,
rezultuan si sfidat e para të ngritjes së kësaj qendre.
E megjithatë, me një dedikim të madh dhe me mbështetjen e partnerëve jashte dhe brenda
Shqipërisë, por mbi të gjitha me pasionin e madh të vullnetarëve të parë, Përtej Barrierave ia
doli mbanë të vinte në lëvizje një mekanizëm të ri të punës vullnetare në qytet që sot është
3 vjeç. Kështu, Shërbimi Vullnetar Lokal i Tiranës sot është një shembull frymëzues dhe
promovues nga punës vullnetare, është një urë lidhëse mes të rinjve që duan të punojnë vullnetarisht dhe organizatave apo institucioneve që kanë nevojë për vullnetarë.
SHVL-ja tashmë ka krijuar një bazë standarte pune, duke trajnuar të gjithe aktorët kyç të
saj, organizatat dhe institucionet e aftësisë së kufizuar në Tiranë, të cilat janë partnerët që
mirëpresin vullnetarët; në anën tjetë ka trajnuar dhe vazhdon ta bëjë, të gjithë vullnetarët që
marrin pjesë në programet e ndryshme që qendra ofron.
Vullnetarët Europian në Shkollat e
Mesme të Tiranës, frymëzim për të
rinjtë tanë
Për të promovuar punën vullnetare dhe vlerat epraktikat e saj, Përtej Barrierave ka angazhuar tashmë dhe
mjaft të rinj nga vende të nryshme te Europës të cilët
kryejnë Shërbimin Vullnetar Europian në Tiranë. Momentalisht organizata ka 20 vullnetarë të Shërbimit
Vullnetar Europian , ndryshe të njohur si EVS (European Voluntary Service) përmes 2 projekteve të financuara nga Komisioni Europian nëpërmjet programit
Youth in Action.
Duccio nga Italia, Dorothea dhe Jovanka nga Gjermani, punojnë si vullnetarë EVS që nga Marsi 2013 dhe
përfundojnë shërbimin e tyre këtë Dhjetor , në projektin me titull YOU(th) ACT 4 Inclusion.
Njëkohësisht, stafit të organizatës iu bashkuan në
datën 7 Tetor 2013 dhe 17 vullnetarë të tjera nga Italia, Franca, Spanja, Letonia dhe Rumania të cilët janë
në Tiranë për një projekt 2 mujor me titull “Every Act
of Participation Makes a Difference” , njëkohesist të
financuar nga Youth in Action. Pjesë e punës së të rinjve Evropian është edhe promovimi i punës vullnetare
nëpër shkollat e mesme te Tiranës. Duke bërë seminare informuese nëpër klasat e ndryshme, ata u ofrojnë
një mundësi të rinjve tanë të informohen se si dhe ku
Vullnetarët dhe përfituesit e SHVL-s
ndër vite, JO VETËM shifra!
Për të gjithë ata që kanë sado pak kuriozitet së çfarë ka bërë SHVL-ja këto
3 vite dhe sa të rinj janë angazhuar në
punë vullnetare, si dhe sa kanë qenë
përfituesit e saj, po ju paraqesim disa
të dhëna të marra nga regjistri i organizatës Përtej Barierave:
•
251 vullnetarë kanë punuar në
projekte nga 2-5 muaj gjatë gjithëvitit
2011
•
Afërsisht 200 vullnetarë të
tjerë kanë marrë pjesë në aktivitetet
1 ditore përmes ??????????M???????)????????????????????+??$(???????????????????????)?????????????????????????????)??????????????????????????????)???????????????????????M!Y0??)????????????+??$)9???Q???????????????E???????????????????????????????????????????????Q?????????????)???????????????????????????????????+??$(?????????????M???????)M??????????????)????????????????)M?????????????????????????????)????????????????????????)?????M!Y0????????????????+??$)M??????????L?5???????)?????????????????????????????)M!Y0??+??$)9???A?????????????????????)???????Y?????????????????????)M!Y0??????????????????????????)??????????Q?????+??$)9????????M???????????????)Q?????????????????????M???????)?????????Q?????????????????????)?????????????????????????????????????????????????M???????)Y?????????????((