Pa Fokus Nëntor | Page 34

është çuar në vendin që i takon në grupin e madh të shkencave sociale. Shumë mendimtar të fushës kanë bërë ndër vite punë dhe kërkime shkencore kolosale duke i dhënë shoqërisë studime të mirëfillta sociologjike, me argumenta për domosdoshmërinë që sociologjia ka si shkencë për shoqërinë tonë globale. Kështu, Anthony Giddens, një nga sociologët më të shquar të kohëve tona, autor i mbi 34 librave, botuar në mbi 29 gjuhë, thotë: “Të studiosh sociologji, do të thotë të shmangesh nga interpretimet e tua personale mbi botën për të hedhur vështrimin mbi ndikimet sociale që i japin formë jetës tonë” (Giddens, 1997:20), sepse sociologjia është një shkencë dhe se e tillë ajo ka nevojë për faktet e saj dhe jo thjesht për opinione. Në tërësinë e saj, sociologjia studion, analizon d