Pse po e them unë këtë?
Sepse fjala budalla nuk
duhet të ketë patjetër një
konotacion(çfarëdolloji) kur
ta shohim si fenomen në shoqëri, sepse sot mbase mund të jem
unë, por nesër mund të jetë çdokush
tjetër. Si koncept nëse nesër ose pasnesër do të lexonim për të diku, mbase
mund ta kishim shumë më të qartë se
kush ka qënë budalla dhe kush jo, ashtu sikurse do të kishim përkrah “budallait” dhe përshkrimin dhe shpjegimit
të fjalës dhe kontekstit në të cilin budallai është legjitimuar si i tillë. Këtë
do ta bëjmë tamam siç e bën tani Wikipedia e cila për rast reference merr me
arbitraritet për rast vetëm shpjegimin
budallait romak, duke lënë në këtë
mënyrë jashtë të gjithë proçesin dhe
elementët që kanë ndikuar në krijimin
e përkufizimit të tillë. E tillë është historia, e tillë është dhe fati i atyre me të
cilët historia do merret dhe do marrë
për budallenj; ajo do hakmerret sepse
ka pritur gjatë. Tani për tani meqë historia nuk ka marrë përsipër ndëshkimin e saj, i bie, që sipas të gjithë gjasave
të jem dhe unë budallai i përkohshëm
deri sa të më zëvëndësojnë ata
që përgjithmonë do zënë vend
dhe sdo luajnë më. Unë besoj se
nëse do të jesh budalla, mjafton
të bësh diçka të mirë për komunitetin, të flasësh mendjen
them. Po i ke bërë të gjitha këto,
ke arritur që të bësh të qeshin
një dynja e madhe, dhe për këtë,
vetëm për faktin që po bën disa njërëz
të lumtur, duhet të ndihesh dhe ti
pjesë e luftës ndaj hidhërimit tënd. Një
premisë e fundit për ta bërë sa më plotë
shpjegimin është që budallai po aq sa
ai që mendon se nuk është budalla,
kanë të njëjtën audiencë, dhe për këtë
arsye, duke mësuar nga Hygoi, është
e vështirë të bësh dallimin e budallait,
nga ai jo budalla; ose të themi se të dyja
ngacmojnë të njëjtën ndërgjegje kolektive për të qenë budallenj. Revista në të
cilën unë shkruaj, për mua në pak muaj
është bërë një pjesë dhe domethënëse e
madhe e jetës sime dhe pritshmërive që
unë po artikuloj ngadalë ndaj jetës, jo
sepse fitoj prej saj(financiarisht – sepse
nuk e bëj këtë në asnjë formë) por në
këtë mënyrë po përpiqem të shpëtoj sa
më gjatë për të mos marrë një emërtim
budalla në ndonjë pjesë të ditës. Kjo si
duket ka dështuar si përpjekje, sepse
sa do unë e kuptoj ndryshe përkufizimin e vërtetë të budallait, të tjerë e
kuptojnë krejt ndryshe. Budallenjtë e
vërtetë do vihen në dukje, janë ata që
nuk punojnë, apo besojnë, janë ata më
qesharakët, ata nuk vonojnë të harrohen, sepse janë budallenj ligjitim.
Marin Nikolli
Bashkëthemelues i
Revistës “Pa Fokus”.
Pioner i Open
Data dhe Open
Source.
{N
ë dashurinë e një kafshe ka diçka që
është zhveshur nga egoizmi dhe e pasur nga ndjenja e sakrificës, e cila shkon
drejtpërdrejt në zemren e saj, për shkak të
mundësive të vazhdueshme që ajo ka për të
shijuar miqësinë agresive dhe besnikërinë e
paqëndrueshme të të ashtuquajturit njeri.
E. A. Poe
}