Ë
“Budallenj të
përkohshëm”
DT. 20/10/2013
Marin Nikolli
shtë e sigurtë që sot të gjithë jetojmë në një
botë plot dinamika të cilat në vetvete kanë
si tendencë të shumëfishojnë njëra-tjetrën
në dinamika më komplekse akoma. Për këtë
na mësojnë post-modernët. Ata merren më
shumë me kompleksitetin e situatës dhe “qahen” se pse bota bëhet e thjeshtë, ndërsa pastaj
kur u thua se është më thjeshtë, të thonë se
është më budallë apo pa vlera. Atë që ata nuk
thonë është se vlerat e tyre mund të jenë ndryshuar me të tjera dhe në këtë kontekst është
e thjeshtë t’u vësh fajin vlerave që nuk janë
më aty. Sidoqoftë, e rëndësishme është që të
tregojmë pak për budadallëkun. Nuk është fenomen i rrallë, mund biles të them
që mund të përdoret më shumë sot se kurrë ndonjëherë më parë dhe kjo me siguri ka një arsye, që në mos zgjidh çështjen që po flasim në këtë artikull, të paktën
na thotë se pse ndodh dhe si ka ndodhur më parë që nga origjina e përdorimit
të parë të fjalës budalla. Sipas Wikipedias fjala budalla ka një domethënie sa të
vjetër ashtu dhe më shumë etimologjike (origjina e fjalës). Siç duket fjala budalla
është dokumentuar për herë të parë nga romanët e vjetër dhe të urtë të cilët nëse
nuk kishin më shumë kulturë se ne, kishin më shumë ndjeshmëri ndaj fjalëve
sepse ishin gjithnjë në proçes e sipër të fjalëformimeve që ne përdorim sot e kësaj
dite dhe më së shumti kishin të drejtë të gjykonin për fjalët, rrënjët e të cilave ne
i kemi harruar dhe mbase ndonjëherë pa të drejtë ia atribuojmë dikujt që në fakt
nuk e ka fare për pjesë. Atëherë, fjala budalla në rrënjët e saj ka një funksion dhe
siç na thotë dhe një tjetër studiues i gjuhës dhe njohës i etimologjisë, Umberto Eco,
fjalët në vetvetë kanë lindur më parë si folje dhe më pas në emrat që përdoren për
objektin i cili në vetvete nuk është gjë tjetër veçse një ambjent i cili do të shërbejë
si vend vakant për subjektin. Sidoqoftë, një tjetër mbiemër që e shohim shpesh t’i
bashkangjitet këtij emri të përftuar, pra të budallait, është funksioni i argëtuesit.
Sipas romakëve, ishte e qartë që budallai ishte dikush që ishte disi më i vonuar
nga ana intelektuale por që sidoqoftë bënte shumë për të qeshur dhe ishte një ilaç
kundër hidhërimit. Mund të kalojmë dhe të hedhim sytë në çdo aspekt të emrit
budalla por kryesisht do të gjejmë përgjithësisht të njëjtin përkufizim sepse fjala
nuk është rikrijuar nga e para me qëllim zbehjen e kuptimit të vërtetë të fjalës,
dhe aq më tepër nuk është rikrijuar nga ne në Shqipëri për t’i sh ???Y\??Z?]p???[ZH?[p??0??[0??H?Z?[p????H8?&ZH??H??Z[H?\???p??0??XYH0??\?K???