Pa Fokus Nëntor | Page 18

Flamuri i Arbërit ose siç njihej ndryshe (Fiamuri i Arbërit) ishte një revistë shqiptare mujore që u botua në vitet 1883-1887 në shtetin Italian nga shkrimtari Jeronim de Rada, një nga figurat më të spikatura të letërsisë dhe kulturës shqiptare të shekullit 19-të. Fillimisht revista u botua në gjuhën shqipe në një alfabet të shpikur nga vetë de Rada bazuar në gjuhën latine, por më pas u botua dhe shpërnda edhe në version italisht. Problematikat dhe temat që trajtonte revista kishin të bënin me letërsinë shqiptare, politikën, historinë dhe vlerat folklorike. Revista u bë shumë shpejt e njohur gjerësisht tek shqiptarët që jetonin në Itali, në Shqipëri dhe në vende të tjera ku shpërndahej por ajo ishte e censuruar në Perandorinë Osmane dhe në Mbretërinë e Greqisë. Në vitin e fundit të botimit të saj, Anton Santori publikoi për herë të parë në faqet e revistës pjesë nga vepra e famshme Emira. Edhe pse revista u mbyll zyrtarisht në këtë vit, ajo u zëvendësua nga një revistë e re e quajtur Arbri i Ri që botohet nga Zef Skiroi, i cili më vonë botoi edhe gazetën Flamur i Shqipërisë. “Krahu i shqiponjës” është revistë poli- tike, kulturore, letrare dhe shoqërore, e botuar për herë të parë në tetor të vitit 1974, në dy gjuhë, shqip e anglisht, si organ i Lidhjes Çame, në Çikago (Chicago) të SHBA. Themeluesi, botuesi dhe drejtuesi i saj ishte Bilal Xhaferri, poet, prozator dhe public