10
MËNYRAT E
RICIKLIMIT
TË LIBRIT
1. Dhuroni librat tuaj
në bibliotekën e qytetit
ku jetoni. Ju do të ndiheni shumë mirë kur librat
tuaj të vjetër të lexuar nga
ju do të jenë të sigurt në
raftet e bibliotekës dhe
do t’u shërbejnë qindra të
tjerëve
3. Dhuroni librat onlinë
në Freecycle. Rrjeti Freecycle, është një faqe shumë
e famshme në internet e
cila tenton riciklimin dhe
ripërdorimin e mallrave të
përdorur më parë, ndërsa
“Freecycling” nënkupton
aktin e dhurimit apo shitjes
me çmim të lirë të gjërave të
përdorura më parë. Kështu, ju mund të nxirrni në
shitje librat tuaj të lexuar
tashmë dhe të fitoni para
prej tyre.
2. Shiti librat në evente bamirësie. Shitja për
bamirësi e librave të lexuar nga ju dhe që nuk ju
hyjnë më në punë, mund
të ndihmojnë sado pak në
përmirësimin e jetës së dikujt tjetër.
4. ReadItSwapIt. Ky
është një komunitet virtual në internet që ju
mundëson juve t’ia jepni
përkohësisht librat tuaj
një anëtari tjetër të kësaj
faqeje që t’i lexojë, dhe ju
të huazoni nga ai lexues
një libër të palexuar më
parë.
5. Shiti librat në Green
Metropolis. Ju mund t’i
shisni libat në Green Metropolis, një faqe në Internet e cila dhuron para për
bamirësi për çdo libër që
shitet në faqen e tyre.
6. Shiti librat në faqet e
famshme në internet. Bëj
para duke shitur librat e
tu në eBay, Amazon ose
librari të tjera.
“
Shumë nga ne i duan shumë librat dhe në ditët e sotme po bëhet e
vështirë blerja e librave të rinj për shkak të kostos së lartë të jetesës.
Kur mendoni se nga një pemë e prerë mund të prodhohen vetëm 24
libra duhet t’ju vijë ndër mend vlera e paçmueshme që ka një libër i
botuar në letër, sado i përdorur që të jetë. Librat sot mund t’i lexoni
edhe në format online, prandaj ne ju japim 10 këshilla se si ju të ruani apo “ricikloni” librat ekzistentë të bibliotekës suaj personale që
të përfitoni si ju, ashtu edhe të tjerët.
”
8. Lërini librat tuaj diku. Kjo është një
ide e mrekullueshme. Të lësh një libër që e
keni lexuar në një restorant, stol apo vend
ku shkoni që një lexues i ri ta gjejë atë libër
dhe ta lexojë. Ju mund të shkruani diçka të
veçantë në faqen e parë për lexuesin e ri që
ai të kujtojë aktin tuaj të veçantë.
10. Edukoni të tjerët. Dhuroni librat
tuaj nëpër shkolla apo institute arsimore, që nxënësit dhe studentët të
marrin dije të reja.
7. Bëhu anëtar në
Book Mooch. BookMooch është një faqe
në internet që të jep
“pikë” për librat që ju
dhuroni, pikë me të
cilat ju mund të përfitoni një libër të ri.
9. Dhuroni dashuri. Një institucion
që kujdeset për grupet në nevojë do t’ju
ishte shumë mirënjohës nëse ju do t’ua
dhuronit disa libra
që pjesëtarët e këtyre
grupeve t’i lexojnë, për
shembull një spital për
pleqtë apo një qendër
për të pastrehët.