Pa Fokus Mars | Page 7

adresojnë. Ato ishin vetëm në formën e një dije të përgjithshme por kurrsesi në një intenerar kronologjik të tyre. Dhe arsyeja që e shtruam këtë problematikë kishte të bënte kryesisht më vështirësinë që studentët e ndryshëm hasnin kur, përgjatë një diskutimi të caktuar (e zëmë reformën) hasnin vështirësinw për të shprehur shqëtësimet e ditura dhe që adresoheshin përgjithësisht nga studentët, duke bërë argumentat e tyre të dukeshin shpesh si argumenta që i takonin një grupi të cakuar dhe (kinse) me axhendë të caktuar politike. • Qasja që ekziston rreth arsimit është ajo e ekspertëve ndaj të rinjëve, dhe duke qënë se ne realisht nuk kemi shumë ekspertë që mendojnë për një zhvillim të qëndrueshëm të arsimit, u munduam që të ofronim një model studimi duke marrë një qasje tjetër të të dalurit në konkluzione të qëndrueshmë dhe afatgjata, metodologjinë shoku - shokun (ose peer to peer). Arsyeja që u adresuam kësaj metodologjie kërkimi kishte të bënte me faktin e thjeshtë sepse kjo ka një adresim me direkt ndaj kohës që kërkohet të implementohet (shumica e institucioneve nuk kanë një plan kohor të veprimve të ndërhyrjes në politika të ndryshme) por dhe sepse kjo ka funksionuar dhe më parë. Kujtojmë këtu rastin e simotrës virtuale të konceptit universitar që është Coursera. Coursera në vitin e saj të dytë, me rritjen e madhe të studentëve që ndiqnin kurset që ato ofronin, shpesh në kohë jo të njëhsuar, e pa si të pamundur vlerësimin e detyrave prej mentorëve dhe kështu ata çfarë bënë, hartuan një platformë e cila u jepte mundësinë studentëve që të vlerësonin detyrat e studentëve të tjerë përmes forumit. Rezultoi nga një studim i dalë nga Coursera më vonë që 89% e studentëve që korrigjonin studentët të tjerë kishin 92% të afërsisë me vlerësimet që jepnin lektorët, të paktën për dijet/konceptet të cilat ishin të pranuara njësoj nga të gjithë. Kjo u pasua nga shumë studime të tjera të cilat shohin të mirat që del nga ky model për të kuptuar modelin e të arsimit në të ardhmen. Peer to peer: në kërkim, peer to peer debatin: përgjegjësi të ndara apo individuale, peer to peer: si studentët mësojnë të vlerësojnë më mirë, peer to peer: fuqizimi, pjesmarrja dhe në fund të krijosh një ide se çfarë është ajo në vetëvete. Të gjitha këto studime mund të gjenden me nga një abstrakt i cili mund të lexohet falas tek faqja e zhornalit të kërkimeve shkencore SAGE. Në studim pra ne jemi përpjekur që të mbajmë një qëndrim pyetës ndaj të tjerëve por duke u lënë mundësinë që ata të mbajnë përgjegjësi ndaj të tjerëve - bashkmoshatarëve të tyre - duke u përgjigjur për ta, duke përftuar atë që është dije e përgjithshme. Gjithashtu në studim është përpjekur që të arrihet dhe diçka: “fokusimi i problemit”. Kjo është bërë e mundur falë teknikë së cascade, pra nëndarjeve të gjithësimeve. Shpesh herë meqë edukimi në vetvete është shumë temë komplekse dhe shpesh dhe shumë e vështirë për të folur për të kemi marrë një vendim të caktuar me mënyrën e dizenjimit të pyetjeve, kështu pra një pyetje e përgjithshme vendoset në faqe në vete dhe ajo është e ndarë në pyetje në bazë të pyetjes së përgjithshme të mëparshme. Kjo bën të mundur që të indentifikohet problemin kryesor, pa qenë nevoja të mendojnë shumë pastaj nëse e kanë patur gabim apo jo, përqëndrimin e këtij problemi përmes pyetjeve të thjeshta dhe arritja e nxjerrjes së disa konkluzioneve pas kësaj. Përmes kësaj i japim mundësinë studentëve që të fuqizohen duke u fokusuar në vetëm një problematikë dhe të mësuarin më shumë rreth kësaj, pra dalja prej zonë së rehatit së dijes së përgjithshme dhe shtysa për të ditur më shumë rreth problematikave në fjalë. Kampionimi që i kemi adresuar këto pyetje janë të fokusuara në fillim të studimit, me pyetjen e parë e cila pyet studentët për fushën e studimit. Studentët janë zgjedhur nga vetë grupi organizues i studimit dhe nuk janë kampionim rastësor. Mundësitë e një grupi rastësor do të funksionin mirë nëse prap do të rrespektoheshin fushat e studimit të studentëve të intervistuar. Kampionimi i vendosur nga Pa Fokus çdo muaj është 50 vetë dhe kjo pavarësisht marzhit të gabimi për ne është një kampionim i konsiderueshëm për të konsoliduar dije të përgjithshme.