Pa Fokus Mars | Seite 53
Këto foto janë
realizuar nga
Ina Omuri,
është sakaq
një kujtesë
shumë e
rëndësishme
që kur ato
të përdoren
të referohen.
Të referuarit,
edhe pse pa
pagesë, është
një mësim
i mirë për
mbajtjes gjallë
të shpirtit të
kontributit të
lirë.
Ina Omuri ©
PF - Në katër vite, sa ju kanë ndryshuar të rinjtë
juve?
A.I -Janë përpjekur, sepse ne prodhojmë
refleksione për të cilat shoqëria ka nevojë.
I pyetur se çfarë u mungon të rinjve shqiptarë në
ditët e sotme, ai përgjigjet:
A.I - U mungon inisiativa, kurajoja dhe drita
e diellit. Të rinjtë e sotëm duket se nuk
shohin përtej ekranit të telefonit dhe
informacioni mbi botën është i gjithi
virtual. Pra ata janë thjesht numra apo kode.
Larmishmërisë së projekteve të TE do t’ju shtohen
projekte të reja ambicioze, ndër to 8 filma me
metrazh të shkurtër dhe një revistë në versionin
online ‘Treks Magazine’. Projekti Factory Memory
i 8 filmave, bashkëpunim shqiptaro- boshnjak,
do të zhvillohet në bashkëpunim me qendrën
e filmit Cervena dhe tema kryesore do të ketë
memorien kolektive, pra do të pasqyrojë kujtimet
dhe veçantitë e një brezi të caktuar, të një kohe të
caktuar historike. Disa prej filmave do të filmohen
në Shqipëri dhe një pjesë në Bosnje Hercegovinë.
Edhe ata 300 spartanët që lëvizin nëpër
qytet janë element për dokumentim.
Sepse po të shkosh në çdo klub të qytetit
do të shohësh të njëjtët njerëz. Qëllimi i
këtij projekti dokumentimi është edhe që
të nxjerrim elementë të rinj në fushën e
kinematografisë dhe të rrisim angazhimin e
të rinjve nëpërmjet Factory of Memory.
PF - Ku do të jetë Tirana Ekspres në pesë vitet e
ardhshme?
A.I -Qendra do të vazhdojë të punojë
bazuar në vlerat që do të përcjellë dhe
qëllimet që i ka vënë vetes që në fillim,
ku kryesoret janë zgjimi i shoqërisë,
ndërgjegjësimi për vlerat që transmeton
kultura dhe artistët e rinj shqiptarë dhe
decentralizimi i pushtetit qëndror që
kontrollon dhe financon kulturën në qytet.
Dhe pas gjithë përgjigjeve që jep, Andri me të
drejtë i shtron disa pyetje shoqërisë ku ai jeton…
Ku janë njerëzit?
Çfarë duhet të bëjmë që t’i prekim këta njerëz që
të aktivizohen në kulturë?
A po rritet ndërgjegjësimi?
Çfarë po bëjmë ne për këtë gjë?
Nga Tirana Ekspres kanë nisur gjithmonë spunto të
reja, por a janë prekur vërtet njerëzit?
Apo këto qendra kulturore nuk shihen më shumë se
sa klube për të pirë një gotë, apo e shohin ndryshe?
Ajo që më tremb është se njerëzit duan show up,
por a e kanë kuptuar vërtetë rëndësinë e gjësë apo
thjesht nuk duan?
A ka poete ky qytet, a ka njerëz të ndjeshëm?
Minimalisht një poet shkon në një mbrëmje letërsie
të paktën që të tregojë poezitë e veta.
PF -Pse vazhdon ta bësh këtë gjë?
A.I - Duhet!
Përgatiti dhe realizoi: Alketa Halilaj