Pa Fokus Mars | Page 5

Pa Fokus është një revistë mujore falas e cila ka në qendër të rinjtë duke u dhënë edhe atyre mundësinë për t’u shprehur dhe për t‘ë promovuar artistikisht këdo që të provojë mendësinë artistike të realitetit tonë kaotik. Kjo revistë i jep mundësinë të rinjve të ngrejnë zërin e tyre për problematika të së përditshmes dhe jo vetëm, veç kësaj revista përpiqet t’i orientojë lexuesit tanë drejt një informacioni të filtruar dhe të dobishëm për çdokënd. Media në Shqipëri me shumë se transparencë dhe kritikë të realitetit prodhon fshehjen dhe konservim. Ne nuk e duam këtë, çdo njeri ka një jetë dhe ne jemi të mendimit se askush nuk ka nevojë për asnjë tjetër më shumë ngasa mund të ndihmohet reciprokisht. Revista përpiqet të tregojë historitë e artistëve të rinj, shkruesit të rinj, studiuesve të rinj përmes artikujve ose formave të ndryshme të të shprehurit artistik (kryesisht në kontekstin dixhital). Gjithashtu revista ka një ndërgjegje sociale të mbartur prej krijmit. Ajo është e fokusuar tek promovimi i informacionit i cilli është ose pak ose aspak i aksesueshëm, shpesh për arsye të ndryshme, por kryesisht për shkak të mungesës së këtij informacioni në gjuhën shqipe. Pa Fokus ka lindur si një nevojë për të mbuluar vakumin e krijuar prej mediave të mëdha të cilat në formë të drejtpërdrejtë ose tërthortë zgjedhin (jo se nuk janë të vetëdijshme) të mos merren me çështje të ndryshme të të rinjve apo me nevojën e tyre për t’u shprehur. Revista adreson këtë nevojë përmes promovimit të vlerave të tyre artistike dhe profesionale, duke e konsideruar këtë sipërmarrje si forma më e mirë dhe e qëndrueshme e të ndikimit që ata mund të kenë në shoqëri në të ardhmen dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm artistik dhe profesional. Për këtë arsye Pa Fokus nga vetë pjestarët e saj shpesh nuk adresohet si vetëm një revistë por si një komunitet. Komuniteti i Pa Fokus përfshin gazetarë të dhënash, artistë vizuale apo performues, dashamirës së letërsisë dhe letrave, burimeve të lira të informacioni dhe nevojën për të rritur këto burimi informacioni etj. Ajo e bën këtë përmes aktiviteteve mujore dhe ruajtjen e artikujve në një databaze unike dhe të indeksueshme.