Pa Fokus Mars | Seite 44

pa zë, pa mendime, shfaqet një rini e plakur dhe e përgjumur. Për ata zogj “rebelë” sistemi ka gjetur mënyra plot t’jua presë krahët kur tentojnë të fluturojnë. Mbase duke ndjekur fillin e mendimeve, u largova ca nga tema, kështuqë po kthehem sërish tek arsimi. Shohim si manifestohen para nesh probleme nga më të ndryshme të sistemit arsimor universitar. Shohim që nuk është efikas. Kleçka qëndron te fakti se sistemi arsimor është ashtu siç e bëjmë ne të jetë, në një mënyrë ose në një tjetër, me veprimet dhe mosveprimet tona. Problemet që hasim nuk janë të formuara sakaq në universitet. Ato janë si gjethet e prishura të një peme. Aty te gjethet ne kuptojmë që pema është sëmurë sepse aty problemi shfaqet në të tilla përmasa sa nuk mund të mos vihet re. Merremi aq shumë me gjethet sa anashkalojmë faktin që sëmundja e ka zënë pemën që nga rrënjët, dhe është aty, në burim të problemit që duhet kërkuar zgjidhja dhe aty duhet filluar ndreqja e gabimeve. Të metat e arsimit universitar fillojnë qysh në kopësht dhe në arsimin fillor me mënyrën si edukohen dhe si “brumosen” të rinjtë. Fillojnë që nga familjet dhe kultura me të cilën mësohemi, nga shembujt që japim pa ditur se ndikojnë në formimin e të ardhmes, jo vetëm tonën por edhe të tjerëve që do të vijnë më pas. Shpeshherë vërej se si fëmijëve u mungon ajo sjellja e çiltër fëminore, u mungon respekti për të tjerët, dashuria për shokët, edukata në të folur, por mbi të gjitha kurioziteti për të ditur më shumë e për të lexuar. Kurioziteti mund të mungojë tek fëmijët por kurrsesi nuk mund të mos indentifikohet tek ata që na mësojnë, e pra prap, edhe ata janë të paaftë për të ngjallur interes dhe me zvarritje zënë qoshkun e tyre të punës dhe rutinës. Rrallë shoh fëmijë tu kërkojnë prindërve libra në vend të smart phonëve apo play stations. Druhem se jemi kthyer në një shoqëri materialiste dhe imponuese. Ai fëmija që kur ishte i vogël nuk pati dëshirë të lexonte, kur të shkojë në universitet do të ketë akoma më pak dëshirë, e megjithatë i shtyrë nga prindërit ose nga opinioni i shoqërisë do të fillojë të lexojë përmendësh në mënyrë që të marrë nota të mira për t’ia treguar prindërve, të cilët do t’ia tregojnë miqve të tyre. Më vonë në jetë do të gjendet pa nj