Pa Fokus Mars | Page 42

N uk e di si mu kujtua një shprehje e Hemingway që thoshte “Shkruaj ashpër dhe shkoqur për atë që të lëndon”. Me këtë në mendje po filloj të hedh dy fjalë modeste në letër. Duke patur këtë shtysë do nis dhe unë lëngimin tim, i cili dasht mundi nuk do zgjasë më shumë se pesë minuta. E di ç’mund të më lëndojë këto ditë? Të rinjtë e arsimuar vitet e fundit… Studentë universitarë pseudo-intelektualë. Me dashje më lëndon edhe zbrazëtia në sytë e shoqes time të klasës ndërkohë që plot krenari reciton faqe të tëra të mësuara përmendësh. Hija e rrejshme e një fille kohe, e shoqëruar me gënjeshtren se në fakt mendje të tilla nuk janë më të ndritura, e jo veç aq, sikur gënjeshtra mos të kufizohej në hapësirë, në muret e bardha të sallës ngjitur do të gjesh një tjetër mëndje po aq të ndritur. Po kështu dhe në sallën tjetër, e në tj