Pa Fokus Mars | Page 3

Pa Fokus vendosi të merrej me edukimin këtë herë sepse përmbën një temë shumë delikate. Është delikate jo vetëm në Shiqpëri - izolimi i problemit me vetëm vendin tonë do të ishte një fatalitet i shëmtuar që do të bënim, ai është i kudondodhur si problem, dhe është vazhdimisht i konsideruar si problem. Megjithatë meqë ne po marrim parasysh kontekstin e Tiranës. Tirana është një vend që mbledh të gjithë mundësitë dhe problemet njëkohësisht, aty mund të indentifikosh më së miri se çfarë mund të mos shkojë me këtë vend. Një hije e të gjithë Shqipërisë. Kështu ndodh dhe nëse mund të analizonim kontekstin edukues në Tiranë, aty janë të dya rastet, mundësia për ta bërë më mirë apo dhe për ta bërë më keq (që zakonisht njihet ndryshe si mos ta ndryshosh fare). Këtë herë Pa Fokus mori përsipër të merrej me edukimi. Besoj është mëse e kuptueshme zgjedhja, dhe duhet thënë se prej kohësh kishim krijuar idenë që shumë nga kontribuesit e kësaj here por jo vetëm kishin dashur të ndanin disa mendime rreth edukimit. Tema që kemi marrë në trajtim është “Post-Edukimi” qasje e cila vjen natyrshëm për vetë faktin që Marsin e shohim si muajin e edukimit por dhe sepse nuk është mundur kurrë të flitet nga dimensioni i atyre që duan të dijnë se çfarë po ndodh me shumë në lidhje me edukimin dhe jo vetëm, pra më së tepërmi studentët. Ky numër është përpjekur që të përmbajë shumë llojshmëri mendimesh dhe në fakt përpjekja është bërë që të gjithë problematikat të jenë të prekura sikur edhe perciptaz, por ama të ekzistojë një listë e të gjithë këtyre problemeve diku.