eksperiencë për të filluar punë, por nuk ka punë, ku ta fitoj eksperiencën?”. Kjo vjen si pasojë e anullimit të stazheve të punës të ofruara
nga universitetet dhe prirjes që kanë marrë institucionet e arsimit
të lartë të teorisë përkundrejt praktikës. Universitetet po priren
më shumë drejt shkolles së mendimit sesa drejt perkushtimit dhe
vënies në pah të rëndësisë së praktikës. Shikojmë konkretisht rastet
ku sipas satistikave të nxjerra kompania më e madhe e punësimit në
vënd është IDS (Internet Data Service) ndryshe i quajtur Call-Center
me numrin e punojësve 3600 për qytetin e Tiranës. Duke pyetur
zyrën e Burimeve Njerëzore, konstatuam që 85% e të punësuarve
ishin sapo të diplomuar në degët Ekonomiks, Financë, Administrim
Biznesi, Juridik, Psikologji, T.I.K, Punë Sociale, Shkenca Politike dhe
Shëndet Publik. Këto individë nuk janë duke punuar në fushat e
arsimimit që kanë marrë dhe themi që motivimi dhe vetëpërmbushja e tyre është shumë e ulët. Pjesa më e madhe e grupeve shoqërore
tek moshat e reja priret drejt depresionit dhe humorit të ulët që
mbizoteron pjesën më të madhe të ndërveprimeve shoqërore.
Rritja e diplomave në këtë nivel aktual është edhe si pasojë e shtimit
të shumtë të universiteteve private të cilat kanë kritere më të ulëta
dhe nuk kanë kuota për secilen prej degëve që ofrojnë. Maturantët
të cilët nuk kanë arritur të klasifikohen në universitetet shtetërore
ose ata të cilet nuk besojnë në eficiencën e këtyre të fundit po
frekuentojnë më shumë institucionet private arsimore. Duke pasur
ofrues të dyanshëm të arsimit të lartë kemi rritjen e diplomave