Disa prej jush mbase vërtet
nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë
fjalën ‘startups” apo nuk ia
dijnë kuptimin mirëfilli, por
duhet theksuar se në Kosovë
vitet e fundit janë ndërmarrë
shumë nisma për stimulimin e
të rinjve që të sjellin ide inovatore dhe të krijojnë startups, të
kenë një biznes privat. Një nga
nismat më interesante është
portali shumë i suksesshëm
“Digjitale”. Ky portal përveçse
promovon të gjithë të rinjtë që
krijojnë startups, ka një qëllim
më madhor: t’i prezantojë këto
projekte shqiptare tek të huajt.
Portali është në gjuhën angleze
dhe shqipe. Nëse keni nisur një
startup, është mirë të promovoheni në faqen “Digjitale”, do
t’ju ndihmonte të krijoni lidhje
me biznese dhe njerëz me ide,
brenda dhe jashtë vendit!
****
Digjitale është burimi kryesor
për lajme dhe resurse mbi startups, ndërmarrës dhe teknologji
prej Ballkanit perëndimor, me
fokusim kryesor në Kosovë dhe
Shqipëri. Është krijuar si medium i pavarur në vitin fillim të
vitit 2012, dhe si e tillë është nisur në gjuhën shqipe për të sjell
informata të detajuara dhe profile të ndërmarrësve e startups,
analiza të detajuara dhe përshkrime të produkteve/shërbimeve për të treguar drejt rajonit
dhe botës çka po ndodh në këtë
pjesë të Ballkanit dhe për të inspiruar edhe vet shtetet përreth
se çka po ndodh në fqinjësi.
Mungesa e informatave në
industrinë e startups, teknologjisë dhe ndërmarrjes prej rajonit
digjitale .co
m
Inflacioni i diplomave
Bruno Ferra
të Ballkanit
perëndimor ka shtyrë para tërë këtë mund për të
krijuar një
medium që nuk sjell thjesht komunikata për media
por gjen
ato që s’janë gjetur dhe i vendos para audiencës dhe
atë në nivel
rajonal. Digjitale është e dedikuar të informojë edhe
për ngjarjet
teknologjike/ndërmarrëse në rajon dhe ka shërbim
të veçantë
për këtë, ku në kalendar përmbledh aktivitetet
përreth
Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe Maqedonisë, Serbisë e Malit
të zi, dhe më pas thekson edhe ngjarjet më të rëndësishme në
Evropë. Në mes tjerash Digjitale ofron edhe lajme
specifike
prej skenës Evropiane dhe Amerikane të startups,
duke pasur
si qëllim primar inspirimin e ndërmarrësve vendorë.
Nuk është
qëllimi vetëm të përkthehen lajmet, pasi që lexuesin
jonë i gjen
ato në portalet kryesore botërore, si TechCrunch,
TheNextWeb, TheVerge, etj, por të sjellw pwrmbajtje unike.
Në gusht
të vitit 2013, kur isha në një konferencë në Kroaci,
pata rastin
të takohem me kryredaktorin e “The Next Web” dhe
si diskutim lindi mungesa e informatave në gjuhën angleze prej këtij rajoni dhe
për këtë arsye portalet botërore nuk janë në gjendje të përcjellin shumë se çka
po ndodh këtej. Mendova, pse mos të vazhdoj këtë që kam nisur: Të sjell në
një nivel tjetër informatën tek vizitorët e huaj, ta sjell në gjuhën që ata njohin.
Në atë kohë, shteti i dytë prej ku më së shumti kishim vizita ishte SHBA, dhe
ne veçse kishim shqyrtuar opsionin për ta bërë Digjitale-n në dy gjuhë. Por me
kohë erdhi momentin që të vazhdojmë komplet në anglisht, që të tregojmë
tek investitorët e huaj se çka kemi nga skena e startups në Ballkanin perëndimor dhe në mes tjerash të jemi edhe më konkurrentë me blogjet në rajon pasi
nuk kishim ndonjë konkurrencë në Shqipëri apo Kosovë. Gradualisht, muaj pas
muaji prej viti 2012 Digjitale u bë me reputacion në rajon dhe filloi të bëhej
partnere mediatike e eventeve me rëndësi Evropiane e Globale, si BitSpiration,
PirateSummit, How to Web, Pioneers Festival, IDCEE, WEBIT etj.
Falë punës dhe përkushtimit ne kemi arritur të dërgojmë informaicone prej
startups të Kosovës aty ku duhet drejt Evropës dhe botës, dhe prapë kthehem
në atë që qëllimi primar i nisjes së Digjitales ka qenë ofrimi i informatës prej
sektorëve ku mungon informata, por mbi të gjitha përçimi i një zëri tek Evropa
dhe Bota se edhe këtej kemi diçka që po bëhet.
Gradualisht po synojmë të zgjerohemi edhe me tema dhe të bëjmë intervista
javore