#Fiona Tako
Formalizimi i tregut të punës
Tregu
i punës është
“gogoli” i cili frikëson
më shumë se gjithçka sot të
rinjtë shqiptar. Sikur të jenë të
pakta të gjitha vështirësitë që
shoqërojnë sot kalimin nga
fakulteti në një punë që
lidhet me profesionin për
të cilin ke studiuar, shtohet dhe një
faktor tjetër mjaft i rëndësishëm,
formalizimi i tregut të punës.
Dhe ky i fundit është ndoshta
tranzicioni më i madh që ende po
kalon Shqipëria.
Po rajoni?
shqetësuese po aq
sa paradoksale në
këtë diskutim është
pranueshmëria e këtij
tregu pune jo formal.
Qytetarët e pranojnë,
të gjithë e pranojmë.
Ekonomia e çdo vendi sot ka një
nivel të caktuar informalitet. Kjo
lidhet me tërësinë e aktiviteteve
ekonomike që i shmangen
detyrimeve ligjore për të paguar
taksa. Në këtë mënyrë synohet që
të arrihen përfitime të pandershme
të cilat dëmtojnë para së gjithash
individin. Ka mjaft emra për ta
quajtur këtë informalitet mes të
cilave mund të përmendim “punë
në t