(Encouraging Young Entrepreneurs) – ‘Të inkurajojmë Sipërmarrësit e Rinj’, është një program
për dhënie fondesh për sipërmarrës të rinj, me aktivitet në Kosovë që në vitin 2012. Për thirrjen
për aplikime për dhënie fondesh e shpallur në vitin 2013, programi shpalli sipërmarrësin fitues
kompaninë Phronesis Technologies.
Kompania synon të zgjidhë sistemin online të pagesave në të gjithë Ballkanin Perëndimor. EYE
dha për këtë kompani një fond prej 12.000 €. EYE ka shpallur programin e ri të #Eyeventure14
për dhënie fondesh për këto që ka një ide të veçantë biznesi, ka ndërmend apo zotëron një
start-up. Aplikantët mund të jenë nga Kosova dhe Shqipëria (nga Shqipëria vetëm ata që e
regjistrojnë biznesin e tyre tek autoritetet kosovare apo kanë mbështetje nga një organizatë
bashkë-partnere kosovare). Afati i fundit për aplikim është 12 Maj 2014. Ky program mund të
shpallë fituese dhe financojë më shumë se një kompani.
Film në Pa Fokus
Filmi shqiptar ‘Heroi’ është një projekt serioz filmi
që trajton në thellësi dramën me të cilën luftëtarët
e UÇK-së u përballen në përditshmërinë e tyre pas
përfundimit të luftës. Skenat pasqyrojnë me nota
dhimbjeje jetën e qytetarëve të Kosovës gjatë dhe
pas luftës, por në veçanti trajtohet jeta e pasluftës
e të gjithë atyre shqiptarëve që kontribuuan me
gjakun dhe luftën e tyre në çlirimin e vendit. Lufta
ka përfunduar. Ushtari i quajtur Shëmb kthehet
nga lufta në shtëpi. Shumë njerëz vijnë për ta
nderuar dhe falenderuar për sakrificën e tij gjatë
shpëtimit të popullatës në lufë. Por, me kalimin e
kohës, sakrifica e tij harrohet dhe gjërat fillojnë të
ndryshojnë.
Ai vazhdon të jetojë në kushte mjaft të vështira
jetese, në një tendë e cila është dhuratë nga organizatat humanitare. Ai është i zhgënjyer nga
mënyra se si një grup i vogël politikanësh dhe
biznismenësh karrieristë i shfrytëzojnë idealet
dhe sukseset e tijë gjatë luftës, për
të fituar
para, pushtet dhe kontroll mbi
popullatën.
Regjosori dhe skenaristi i talentuar i filmit Jeton Kryeziu
shprehet: “Kryepersonazhi i
filmit “Heroi” del të jetë vetëm
njëri prej idealistëve të një lufte
të tmerrshme, të cilin, paslufta
e shndërroi në personazhin, tiparet e të cilit, nuk e kishte pandehur se do t’i gjente ndonjëherë
tek vetja e tij. Një luftëtar i zhgënjyer. Humbës i paqes. Një bartës i
një sindrome të pashërueshme,
asaj të luftëtarit, dhimbja e të
cilit vazhdon në Ballkan. Ai më
kot përballet me realitetin e
krijuar duke shpresuar për ditë
më të mira.
Motoja e EYE për vitin 2014 është: “Ne presim siëprmarrës me kohë të plotë, sepse kjo është e
vetmja mënyrë që një si 0