spërkatura me baltë deri në gju, dhe
rroba të lagura por të bukura aq se
vetë Ralph Lauren nuk do të vishte
jashtë në një ditë me shi. Ky fenomen
bëhet edhe më konfuz kur ju jetoni
në një kulturë që akoma beson se sëmundja vjen nga një dritare e hapur.
“Ajër i lagësht? Ajër i freskët? Si guxon? Më lër të pi gjysmën e paketës së
cigareve!”
Daniel Cook është një amerikan
që jeton në Shqipëri pasi është
i martuar me një vajzë shumë
simpatike shqiptare!
Ai është mësues kitare në
një shkollë amerikane dhe
gjithashtu bashkë me grupin
e tij Danny’s Band performon
fundjavave në Happy Wine Bar!
Shumë shpejt ndihesh pak konfuz duke u ndjerë jashtë këtij realiteti. Dhe kjo gjë më çon në
Vëzhgimin Shqiptar Numër #2:
Shqiptarët janë të gjithë fashionista
të Klasit të Parë!
Kush do t’ja dijë për shi dhe baltë! Unë
i laj enët veshur me rroba të bukura!
Ha!
Beep Beep! Hey! HEY! Vura re që je një
femër!
Ne që vijmë nga vende perëndimore
nuk e kemi të vështirë të imagjinojmë
djem që flirtojnë me vajza në një lokal apo
bëjnë përpjekje për të tërhequr vëmendjen e tyre. Imagjinoni një djalë që ndërpret
bisedën e një vajze me shoqet e saj thjesht
që ta ftojë për një pije. Shumë prej rasteve
të tilla janë një dështim. Universalisht, ne
djemtë nuk jemi shumë të dhënë të kuptojmë se çfarë do një vajzë. Personalisht
mendoj se shumica e këtyre dështimeve
vijnë sepse “ju jeni komplet një i panjohur
që po ndërpret një vajzë në mes të darkës
me shoqet e saj!”
Djemtë shqiptarë kanë një nivel dhe teknikë
krej të ndryshme gjuajtje dhe flirtimi me
vajzat. Ata janë vërtet, vërtet mjeshtra! Në
fakt, ata janë aq të zotë sa nuk kanë nevojë
fare të flasin me një vajzë që ta bëjnë atë të
dashurën e tyre. Ata kanë hequr dorë prej
asaj teknike prej shumë kohësh. Djemtë
shqiptarë ndjekin një sfidë më të madhe
se ne të tjerët! Metoda e tyre për të qenë
të qetë me zonjushat është të kalojnë makinën me shpejtësi tek këmbët e tyre dhe
të shkatërrojnë borinë e makinës duke u
përpjekur të tërheqin vëmendjen e vajzave. Kjo metodë mund të aplikohet në një
Mercedes 5 vendësh me 6 çuna shqiptarë
brenda! Dhe kjo më shpie në Vëzhgimin
Shqiptar Numër #3
Djemtë shqiptarë janë seriozisht të paparë.
Kur të rritem, dua të bëhem një djalë shqiptar.
Mund ta imagjinoj se çfarë bisedojnë ata edhe pse nuk
e kuptoj gjuhën shqipe:
Djali shqiptar 1: “Hej daku… Është një vajzë që e pëlqej..
Do ta pëlqej, do ta përshëndes dhe ta pëlqej… dhe ta
pyes së çfarë po bën.”
Djali shqiptar 2: “Jo daku… më beso vëlla, kjo nuk
është ajo çfarë ti duhet të bësh. Duhet t’i japësh shpejt
makinës afër këmbëve të saj, t’i biesh borisë njëqind
herë/sek, ta spërkatësh atë me baltë dhe ta frikësosh
për vdekje. Pas kësaj ajo do të vdesë për ty.
Djali shqiptar 1: “Vërtet? Nuk duhet t’ia jap këto lule?”
Djali shqiptar 2: “Jo vëllai, më beso mua!”