Prilli, muaji i humbjeve të mëdha
1.
Lajmet e muajit
Gjuha shqipe, objekt kulturor i rëndësisë së veçantë
Gjuhëtarë, shkrimtarë dhe historianë janë mbledhur së bashku
për të reaguar kundër ndryshimeve arbitrare që parashikohen
në gjuhën shqipe, një reagim i vonuar për t’i dhënë fund ndryshimeve të gjuhës kombëtare sa herë ndryshojnë qeveritë. Letra
e mëposhtme tregon se ekzistojnë akoma intelektualë që nuk
kanë harruar rëndësinë e gjuhës shqipe.
“Është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga
shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç
e kërkon edhe Kushtetuta. Ndërhyrjet në të jo vetëm që nuk mund të
lihen në dorën dhe gjykimin e një grushti “të diturish”, por duhet të
jenë pjesë e kujdesit dhe e vëmendjes më të lartë e të vazhdueshme
të institucioneve publike dhe të shoqërisë. Gjuha shqipe nuk është
pronë vetjake e askujt, ajo u përket të gjithë shqiptarëve të sotëm
dhe jo vetëm këtyre, por edhe atyre që kanë jetuar para nesh, edhe
atyre që do të vijnë pas nesh. Kur flasim për shqipen, mjafton të kujtojmë emrat e atyre që lëvrimit dhe studimit të saj i kushtuan jetën, të
atyre që e lartësuan në shkallën e një gjuhe letrare të admirueshme.
Kjo duhet t’i bëjë përdhosësit e shqipes të largohen nga rruga e tyre.
Por shteti nuk ka përse ta lërë këtë në dorë të ndërgjegjes së askujt.
Tashmë :