Pa Fokus Maj | Page 58

Viva la ciocolata Në një nga ditët që kam pushim nga shkolla dhe dua të rri kot gjithë kohës, hap televizorin dhe shoh që në program ka një film romantik. Vendosa ta shoh se dreqi ta hajë femër jam edhe unë, më pëlqejnë këto puci-puci një herë në kaq kohë. Në ekran shfaqet sigla e kompanisë që ka prodhuar filmin, unë ndërkohë kam tharë gjysmën e tasit të kokoshkave që rri mbi këmbët e mia të mbuluara me batanije. Filmi filloi, dhe tek titrat në fillim mora vesh që ishte një nga ato të bazuarit në një roman dashurie që ka bërë adoleshentet të kenë pritshmëri të larta për partnerët e së ardhmes dhe që ka bërë femrat 30 vjeç e sipër, të pakënaqura nga partnerët, të mallkojnë jetën e tyre dhe të mbushin fletët me lotë. Ja, vajza e filmit ishte një nga ato të përkëdhelurat, e rritur me 1001 të mira, kurse ai ishte nga ata që kishin marrë një rrugë të keqe. Ata njihen, urrejnë njëri-tjetrin, dashurohen marrëzisht, fillojnë kontradiktat, zihen, ai largohet, bën aksident dhe vdes. Ajo qan dhe ashtu si padashje dalin edhe nja dy pika loti nga sytë e mi, të cilat me ndihmën e një farcolete fshihen shpejt e shpejt. Epo ta marrtë dreqi me të vërtetë s’më pëlqejnë edhe aq shumë klishetë, por njeri jam edhe unë. Ngrihem nga kolltuku dhe kaloj para bibliotekës dhe papritur kujtohem se ime motër para pak ditësh ka blerë nja roman të ri dhe ishte mendim i mirë ta lexoja meqë kisha shumë kohë të lirë. Marr librin dhe shoh që në kopertinë është një çift duke u puthur. Epo kjo pikë e zezë, s’mu ndanë këto gjëra sot, them me vete. Mos ndoshta është një shenjë e universit që tallet me mua sepse jam single apo është thjesht nje koiçidencë? Filloj të lexoj librin dhe faqet ikin njëra pas tjetrës. N