Pa Fokus Maj | Page 56

Europa ime Flogerta Krypi bëhen dot,sepse planifikojnë një jetë në hapësirë virtuale dhe të pavërtetë, që nuk i çon askund përveçse në dëshpërim, depresion dhe shpesh herë vetëvrasje. Këto janë pasojat e varësisë nga rrjetet sociale, nga “realiteti” virtual i cili mund të shkatërrohet në një moment sapo sheh dikë në rrugë rastësisht, dikë që sheh realisht se si je veshur, se si dukesh në fytyrë. Rrjetet sociale po e ndryshojnë mënyrën sesi jetohet dhe mendohet sot për zhvillimin e shoqërisë. Ata kanë bërë që njerëzit të largohen nga angazhimet e përditshme dhe nga përpjekjet kolektive qytetare dhe të zhyten në botën e komunikimit virtual. Po ashtu, lidhjet tradicionale dhe të forta mes personave janë dobësuar jashtëzakonisht dhe janë zhvendosur në një hapësirë virtuale. Kjo bën që edhe solidariteti të jetë gjithnjë dhe më i ulët në shoqëri. Për shembull, Facebook bëri diçka të mundur në protestën kundër armëve kimike, por nuk është dhe aq frytëdhënës në raste të tjera. Askush nuk del në një protestë nga thirrjet në profile sociale, është e rrallë të ndodhë. Falsiteti i mesazheve në rrjete sociale qëndron në faktin se ndërveprimi social në profile mund të jetë goxha i lartë, ndërkohë që në realitet mund të jetë shumë i ulët. Është dëshmuar se në protesta me karakter social, si papunësia, padrejtësitë shoqërore etj., Facebook apo Twitter pak luajnë rol në grumbullimin e njerëzve. Sociologët po ashtu besojnë se rrjetet sociale janë një formë për të shkëputur njeriun nga individualizimi i thellë, mirëpo ata e kthejnë njeriun në një apo formë tjetër, edhe më të individualizuar. Dionis a