Pa Fokus Maj | Page 42

Atëherë nuk kishte web ndaj gjërat si klikimi nuk kishin të njëjtin kuptim. Mund t’i tregoj dikujt një copë hiperteksti, një faqe që përmban lidhje, klikojmë mbi lidhjen dhe Boom! -- do të dalë një tjetër faqe hipertekst. Jo kushedi se çfarë. Këtë e kishim parë edhe më përpara-- hiperteksti përdorej në CD-ROM-e. Vështirësia qe t’i bëje ata ta përfytyronin: pra, përfytyroni që lidhja mund të shpinte praktikisht te çfarëdo dokumenti që mund të sillnin në mendje. Ky qe pra hopi që ishte shumë i vështirë për t’u bërë nga njerëzit. Por ja që disa ia dolën. Po, qe e vështirë të shpjegohej, por lindi një lëvizje në bazë. Dhe kjo qe çka e bëri më tepër zbavitëse. Kjo qe gjëja më ngazëlluese, jo teknologjia, jo ç’bënë njerëzit me të, por vetë bashkësia, fryma e krejt këtyre njerëzve që u bënë tok, përmes email-esh. Kështu qe atëherë. E dini çfarë? Qe zbavitëse, por kështu është sërish pikërisht edhe tani, pak a shumë. I kërkova gjithkujt, pak a shumë, të vinin nën këtë gjë (Web) dokumentet e tyre -- U thashë, “A mund t’i vendosni dokumentet tuaj në këtë gjënë e rrjetit?” Dhe ju të gjithë ashtu bëtë. Faleminderit. Qe kënaqësi, apo jo? Dua të them që qe goxha interesante ngaqë pamë se gjërat që ndodhin me rrjetin na lanë vërtet pa frymë. Na doli shumë më thellë se sa mund ta përfytyronin në fillim kur sajuam site-in e vockël web fillestar me të cilin ia filluam. Tani dua që të vendosni të dhënat tuaja në web. Del se ka ende një potencial të stërmadh të bllokuar. Ku është ndryshimi -- dokumente, të dhëna? Dokumentet i lexoni, apo jo? Pak a shumë, i lexoni, mund të ndiqni lidhjet në to, dhe kaq është. Të dhënat -- me një kompjuter mund të bëni gjithë llojet e gjërave. Të dhënat drejtojnë një pjesë shumë të madhe nga çka ngjet në jetën tonë dhe kjo ndodh ngaqë dikush i merr këto të dhëna dhe bën diçka me to. Kështu që dua të mendoni mbi një botë ku gjithkush ka vënë të dhëna në web që kështu, praktikisht gjithçka që mund të përfytyroni, të gjendet në web. Dhe t’i quani këto mandej të dhëna të lidhura. Teknologjia është të dhëna të lidhura, dhe kjo është tejet e thjeshtë. Nëse doni të vendosni diçka në web ka tre rregulla: gjëja e parë janë ata emrat me HTTP -- ato gjërat që fillojnë me “http:” -- i përdorim jo më thjesht për dokumente, i përdorim për gjërat mbi të cilat flasin dokumentet. I përdorim për njerëz, i përdorim për vende, i përdorim për produktet tuaja, i përdorim për veprimtari. Krejt gjërat e konceptueshme kanë tani emra që fillojnë me HTTP. Rregulli i dytë- po qe se marr një nga këta emra HTTP dhe kërkoj rreth tij pra përdor rrjetin për të, duke sjellë të dhëna përmes përdorimit të protokollit HTTP në web, do të marr si përgjigje disa të dhëna në një format standard që janë pak a shumë të dobishme, e që dikush mund të dojë të dijë rreth asaj gjëje, rreth asaj veprimtarie. Kush qe në veprimtari? Çfarëdo gjëje rreth atij personi, ku ka lindur, ç’gjëra i pëlqejnë. Pra rregulli i dytë është që siguroj të dhëna të rëndësishme. Rregulli i tretë është që kur i siguroj ato të dhëna s’bëhet fjalë për gjatësinë dhe peshën, apo se ku ka lindur dikush, aty ka marrëdhënie. Të dhënat përmbajnë marrëdhënie. Interesante, të dhënat përmbajnë marrëdhënie. Ky person ka lindur në Berlin, Berlini bie në Gjermani. Dhe kur ka marrëdhënie, kurdo që shprehet një marrëdhënie, gjë tjetër që lidhet aty ka një nga këta emrat që fillojnë me HTTP. Kësh