Pa Fokus Maj | Page 38

Cilat janë mesazhet e tua të preferuara që shpërndan punën tënde? Unë nuk jam as feministe as nuk mbështes ndonjë ide politike por çështjen e Homofobisë e mbështes pasi në Shqipëri njerëzit janë ende shumë të prapambetur dhe diskretitues në këtë aspekt. Cilat ambiente janë “zona” jote e preferuar për të punuar? zuar në rë është reali Kjo piktu ba juarin unim me të fe shkëp tim. Ambienti i preferuar mund të jetë shumë fleksibël pasi nëse është një punë në një shtëpi me bahçe dhe gardh plot lule, do të ishte vendi ideal, ndërsa në shtëpi është pak kaos ndaj nuk është ambient i preferuar, por entuziazmi i punës që jam duke krijuar e minimizon bezdinë. Ndaj, mendoj se mund të përshtaten dhe preferencat gjithashtu. A është street art një ‘trakt’ i kohëve moderne? Sigurisht që po dhe jam shumë kurioze të di se si do evoluojë, ndoshta do mësohet në Universitetin e Artit si edhe do perfeksionohet. Sa të ndjeshëm janë shqiptarët ndaj mesazheve që përcjell kjo formë arti? Mendoj se shqiptarët janë disi indiferentë, jeta dhe ngarkesa e përditshmërisë të ngarkon mendjen me shqetësime të asaj natyre që të shuan kuriozitetin dhe dëshirën për të hapur mendjen… shpesh herë paragjykojnë dhe vendosin etiketa për “artistët e rrugës”. Ardita Bufi