Pa Fokus Maj | Page 36

A ka lidhje aktiviteti yt me arsimimin dhe jetën personale? Sado që ëndrra ime ka qenë gjithnjë që të arsimohesha në art, dhe me shumë dëshirë ëndërroja të isha pjesë e Liceut Artistik dhe Akademisë së Arteve, mirëpo kushtet në vendin tonë lënë për të dëshiruar dhe për të studiuar art nuk mjafton pak talent dhe dëshira, duheshin kurse përgatitore me profesorë të Liceut që të siguroje fitimin në konkurs. Nga njëra anë jam e kënaqur që kam zgjedhur një degë të Fakultetit të Mjekësisë që është fizioterapia dhe unë e dua shumë. Ndoshta lidhje direkte nuk ka fizioterapia me pikturën, por unë mendoj se të shprehësh kreativisht eliminon streset e një profesioni si ai i fizioterapistit, ku ti merr gjithë energjinë e pacientëve të sëmurë. Sinqerisht, unë nuk kam bërë aq shumë Street Art sa për të patur një influencë ose punët e mia të kenë patur impakt. Mund të them që vandalizëm mund të quhet çfarëdolloj iniciative që ka për qëllim shëmtimin e një objekti me shkronja dhe fjalë të padeshfrueshme dhe pa asnjë lloj objektivi ose mesazhi. Ndërsa Street Art përcjell gjithmonë një mesazh, graffiti shpeshherë janë emra që vetëm pjesëtarët e një Creëe i njohin. Mendoj se vandalizmi duhet monitoruar sepse njerëz pak të arsimuar siç janë në shumë raste adoleshentët, mund të dëmtojnë ambientet që na rrethojnë. Street Art, a mund të quhet profesion në kohët që po jetojmë, dhe a është profesioni yt aktual apo i ardhshëm? Sigurisht që mund të quhet profesion. Shumë artistë të njohur mbarëbotërorë si Banksy, Pøbel, Dot Dot Dot, C215, e shumë të tjerë që punojnë full time si Street Artists, kanë bujë dhe të ardhura shumë të mira. Street Art mund të përdoret edhe për publicitete të ndryshme ndaj mund të konsiderohet edhe si teknikë reklamimi. Nuk e konsideroj veten profesioniste në Street Art pasi ky profesion kërkon shumë shumë eksperiencë dhe përkushtim, ndërsa unë jam ndarë në shumë interesa si fizioterapia, udhëtimet etj., por do të më pëlqente të punoja full time si Street Artist, nëse punët e mia do të ishin bërë të famshme, do bëja ekspozita dhe do aplikoja për ekspozita në Europë e ndoshta Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshimi midis street art dhe vandalizmit për disa është vetëm sasia e veprimit. Si qëndrojnë raportet midis këtyre të dyjave në impaktin që kanë në një shoqëri? A e kon mënyr sideron artin ën si përcjel e duhur për të lë një aud mesazhe dr ejt ience t ë madh e? Besoj s e po, g jithm nisur n ga ven onë duke u di si egjia q ë njeriu dhe stratpërcjel mendo lë kë kufizoh të mesazh, a n të telajo a et në vizatim rti nuk po m pikt një vid ur. Një instal ure, e shkurtë ofilm me me acion, tra r mund të përc zh të jellë mesazh të fuqi një shëm. A i prek kufijtë e vandalizmit puna jote? Kam bërë punë në mënyrë vandale dhe kam vënë re që në ato vende është ri-lyer muri me të bardhë ndaj tani preferoj të marr leje dhe të punoj me qetësi. E kam kaluar euforinë e adoleshencës dhe dëshirën të thyej rregullat.