Pa Fokus Maj | Page 32

e fundit të tregimit tonë “kjo do ta vrasë atë”. Por edhe kjo pyetje nuk është e qartë pasi mund të formulohet në dy mënyra të ndryshme: 1. A do të zhduken librat si objekte fizike? Dhe 2. A do të zhduken librat si objekte virtuale? Edhe pas shpikjes së printimit, librat nuk kanë qenë asnjëherë instrumenti i vetëm për informacionin që kërkohej. Ishin gjithashtu pikturat, pamjet e njohura të printuara, mësimi oral, etj. Librat kanë provuar që janë instrumenti më i përshtatshëm për të transmetuar informacionin. Ka disa avantazhe hiperteksti nga librat. Për shembull, nëse unë dua të di nëse Kanti dhe Napoloni janë takuar bashkë ndonjëherë, duhet të shfletoj një enciklopedi dhe të shoh ditëlindjet e secilit, vendin në të cilin kanë jetuar dhe kur kanë vdekur, ose nëse ndonjë ngjarje e rëndësishme i ka bashkuar ndonjëherë. Ky kërkim të lodh fizikisht. Ndërsa me hipertekstin unë mund të navigoj nëpër të gjithë enciklopedinë e internetit. Mund të kërkoj dhe gjej në pak sekonda gjithë ngjarjet ku Kanti dhe Napoleoni kanë të përbashkëta. Pra, mund ta bëj punën time në pak minuta. Hipertekstet mund t’i nxjerrin nga loja librat dhe enciklopeditë e vjetra. Dje ishte e mundur të kishe një enciklopedi të tërë në një CD-ROM; sot, është e mundur ta kesh atë online me avantazhin se kjo lejon referenca të tjera përgjatë tekstit. Të gjitha kompakt-disqet bashkë me kompjuterin zënë një të pestën e hapësirës që mund të zërë një enciklopedi e printuar. Një enciklopedi e printuar nuk mund të transportohet aq lehtë siç mund të transportohet një CD-ROM dhe as nuk mund të përpunohen të dhënat e saj, ndryshohen apo shtohen. Sirtarët e mbushura me vëllime të tëra enciklopedie mund të eliminohen në të ardhmen e afërt, dhe nuk do të ketë arsye të ankohemi për zhdukjen e tyre pasi do t’i kemi të gjitha në një kompjuter sado të vogël. Për shumë njerëz, një enciklopedi shumëvëllimëshe është një ëndërr e pamundur, jo vetëm për çmimin e volumeve, por për koston e sirtarëve ku këto volumeve do të vendosen në ambientet e shtëpisë. Personalisht, unë jam një studiues i mesjetës dhe do të doja të kisha 221 volume të Patrologia Latina, një sasi e stërmadhe shkrimesh të kishave mesjetare. Kjo është shumë e shtrenjtë por unë mund ta përballoj. Ajo çfarë nuk do ta përballoja është një apartament i ri në të cilin të kisha hapësirë të sistemoja 221 libra të mëdhenj pa qenë i detyruar të largoja 500 libra të tjerë. Por, a mundet që një disk hipertekstual ose WWW-ja të zëvendësojë librat? Lajm i mirë: librat do të jenë prapë të nevojshëm dhe të domosdoshëm, jo vetëm për letërsinë por për çdo situatë kur një person ka nevojë të lexojë me kujdes, jo vetëm që marrë informacione por gjithashtu të spekulojë dhe të reflektojë mbi të. Të lexosh një ekran kompjuteri nuk është e njëjta gjë si të lexosh një libër. Mendoni rreth proçesit të të mësuarit një program të ri kompjuteri. Zakonisht, programi është i aftë të paraqesë në ekran të gjitha instruksionet që duhen mësuar për përdorimin e programit. Por zakonisht përdoruesit që duan të mësojnë programin ose i printojnë instruksionet dhe i lexojnë ato si të ishin në formën e një libri, ose blejnë një manual përdorimi të printuar. Është e mundshme të imagjinosh një program visual që shpjegon shumë mirë si të printosh dhe lidhësh një libër, por që të marrësh instruksionet se si të shkruash, ose si ta përdorësh një program kompjuteri, ne kemi nevojë për një libër të printuar. SHKALLA DREJT DIJES Vazhdojmë të mbetemi besnikë rrugëtimit tonë për t’i ardhur në ndihmë lexuesit tonë më të ri(gjimnazistë), në rrugëtimin e tyre ende të pa filluar drejt jetës universitare dhe eksperiencave akademike që ata duhet të kenë parasysh para zgjedhjes së një dege për në universitet.