Pa Fokus Maj | Page 26

Pa Fokus 33 f ë s h f ë s h Shembja e kishës si sakrilegj kulturor Punoi: Kristi Cunga Në numrin e kaluar të revistës Pa Fokus në hapsirën kushtuar kulturës e artit bashkëkohor, zgjodha të shkruaj rreth një problemi i cili më prekte disi. Shkrimi i numrit të shkruar ishte pikërisht një kritikë konstruktive e bashkëpunuese ndaj nismës së profesor Alban Nimanit për të shndërruar në hapsirë të artit bashkëkohor kishën ortodokse të “Shën Nikollës” në Prishtinë. Kritika në tërësi bazohej në një fakt të mirëqenë e të paraprirë edhe nga organizatorët e nismës,- kisha sikurse objekte të tjera jashtë funksionit duhen rehabilituar, e nuk duhen prishur në asnjë rast. Kështu që idetë tona kishin origjinë të njejtë, por degëzime të ndryshme, po në funksion të kulturës. Gjithashtu nuk mund të le papërmendur mirëkuptimin e dlirtë të organizatorëve kur i vura në dijeni të kritikës sime mbi subjektin. Por pa kaluar shumë kohë nga ajo ditë, alternativat që ne sugjeruam u sfumuan pas prononcimit që Ministri Gashi bëri për mediat në lidhje me kishën. Para pak ditësh z.Dardan Gashi,- Ministër i Ambjentit dhe i Planifikimit Hapsinor në Qeverinë Thaçi,- i jep fund polemikave rreth ekzistencës së kishës e bashkë me to edhe pretendimeve për rehabilitimin e kësaj të fundit në hapsirë kulturore. Kisha duhet prishur pasi është objekt pa leje dhe duhet trajtuar si e tillë është shprehur z.Gashi për mikrofonat e RTV21. Ministri nuk la pa përmendur edhe ndjeshmërinë që mbart çështja e kishës, por fakti që objekti është pa leje me sa duket luan rol primar në axhendën e Ministrit. Z.Gashi gjithashtu u shpreh se çështja e kishës ka karakter delikat por megjithatë, godina duhet trajtuar si çdo objekt tjetër që është ngritur pa leje. Duke u nisur nga fjalia e fundit, dallohet qartë një qendrim kontradiktor i Ministrit. Ai shprehet i vetdijshëm mbi delikatësinë e çështjes, e si zgjidhje për të shmangur problemet që mund të gjenerohet zgjedh pikërisht aktin më diversiv,- rrënimin! Trajtimi i kishës si objekt religjioni,sikurse është shprehur edhe në shkrimin e mëparshëm,- nuk përbën për autorin e këtyre radhëve problemin thelbësor, edhe pse për një grup njerëzish (besimtar ose jo, shqiptarë ose jo) mund të ngjalli ndjesi të forta emocionale. Subjekti i kishës trajtohet i veçuar nga godina e kishës, rëndësi më së shumti i jepet kësaj të fundit. Pa dashur të dublimin e asaj çka është shpalosur në numrin e kaluar, e shoh të udhës riargumentimin se trajtimi i Kishës së “Shën Nikollës” si objekt kulti relogjioz është i pavend. Duke qenë