2
Pa Fokus
EDITORIAL
s
t
a
f
i
Redaktorët
(përgjegjësi informale)
a
Alketa Halilaj
Revista Pa Fokus tashmë ka krijuar një traditë e cila përveç
shkrimeve mbi temën e përzgjedhur të muajit në fokus ka
edhe tema sociale dhe rinore, tema të cilat na janë propozuar nga të rinj që kanë shfaqur interesin të jenë pjesë e revistës. Këtë muaj do të lexoni intervistën e një artisteje Street
Art, një nga femrat e para që zotëron aftësi në këtë fushë të
re të artit, do lexoni mbi profilin e grupit Art Performancë
Haveit, 4 vajzave nga Kosova të cilat sfidojnë rregullat e
një mentaliteti të vjetruar me shpresën për të ndryshuar
diçka, do të njiheni me një blog mjaft aktiv dhe të përditësuar me përshtypje dhe rrëfime interesante, do lexoni një
përmbledhje të filmit më të ri shqiptar Amsterdam Express,
film që nuk ka dalë akoma në kimenatë e vendit. Pjesë të
tjera të Pa Fokus për këtë muaj janë dy poezi të marra nga
libri Xanax i shkrimtares së re Lisiana Demiraj e cila para pak
ditësh fitoi një konkurs ndërkombëtar me një nga poezitë e
saj, do të keni mundësi të mësoni se si përmirësohet CPU-ja
e kompjuterit tuaj - një guidë e shtjelluar nga një studente
e Informatikës, do kuptoni pse rrjetet më të përdorura sociale në fakt nuk janë aspak sociale por të dëmshme, do të
dashuroni më shumë çokollatën pasi të lexoni tregimin e
lezetshëm kushtuar vajzave single, keni mundësi të lexoni
një këndvështrim ndryshe që paraqet perspektiva të reja të
botës dhe të këshilloheni nga shpikësi i WWW se pse duhet
të jepni sa më shumë të dhëna në internet në mënyrë që në
vitet e ardhshme, aty të gjejmë gjithçka që duam vetëm me
një click.
(vlerë e vërtetë sociale)
Marin Nikolli
- Botues
Alketa Halilaj
- Kryeredaktore
Për Teknologjinë P
ër këtë muaj vendosëm që fokusi ynë të ishte Teknologjia
dhe aspekte të ndryshme e të larmishme të saj. Nëse dikur zbulimet në këtë fushë ndryshuan kursin e historisë së
botës dhe përfundimisht të mënyrës së jetesës ndërsa këto
zbulime dhe zhvillime habisnin botën dhe njerëzit e epokave post-industriale, sot teknologjia është pjesë e natyrshme e ditës sonë e cila po zhvillohet në trajta nga më të
ndryshmet dhe nga më të çuditshmet. Është si një film i
zhanrit aventurë nga i cili na shpie nga njëri skaj në tjetrin,
një Perëndi Moderne që na zhvillon dhe shkatërron në të
qindtën e sekondës.
Kontribuesit
Kompas
Edera Gjuzi, Andi Thomaj, Agron
Bajraktari
FËSH-FËSH
Krist MERTIKO, Umberto Eco
SHKALLA
Ardita Bufi, HAVEIT,
BOTIMET
mariia
Galeri&Art
Rrapo Mehmetaj
Index
Tim Berners-Lee, Amsterdam Express, Altea Sulaj,
Flogerta Krypi, Dionis
Xhafa, Blogger – aureola.
me.