Pa Fokus Maj | Page 10

“ “ Pse duhet të meditojmë? Çdo ditë akoma edhe më shumë njerëz përqafojnë metodat e meditimit si mënyrën më efikase për të gjetur paqje shpirtërore dhe për të fituar kontroll mbi trupin. Por meditim bën më tepër se kaq, pasi na njeh me Vetëdijen Supreme, ashtu siç thyhet poçja e mbushur me ujë dhe uji bashkohet me oqeanin, po ashtu edhe meditim thyen iluzionin më të madh në botë, përçarjen, duke na bashkuar me Burimin. Janë katër stade të meditimit, i pari është stadi i vështirësisë në të cilin qëllimi është të kontrolluarit valët e trazuara dhe të përhapura të mendjes. Stadi i dytë është ai i arritjes ku mendja përjeton paqe dhe vetëdije më të lartë të ndërgjegjes. Në stadin e tretë mendja fiton përqendrim dhe zhvillohen fuqi psikike. Në stadin e fundit, është bashkimi me Burimin, ndërgjegja më e lartë, Mendja Kozmike. Ajo që duhet të bëjmë, është të sjellim balancë brenda vetes tonë dhe pastaj ta përçojmë atë në botë. Për të ndodhur kjo duhet të hapim të gjitha çakrat. Uji rrjedh në gjirin e