Pa Fokus Dhjetor | Page 50

Filmi “Vetëm”, fitues i “48 hours Film Project Tirana”, në edicionin e tij të katërt, do të përfaqësojë qytetin e Tiranës në Filmapaloza në Los Angelos. Këtë vit, kriza vërtet ndikoi në numrin e pjesëmarrësve në këtë projekt, por vëmë re që cilësia e produkteve përfundimtare sa vjen dhe rritet nga viti në vit. Shpëtim Baça, drejtor i fotografisë i grupit fitues të çmimit të parë prej 50.000 lekësh, na tregon për të vecantat e xhirimeve të një filmi fitues në “48 orë”. Elementët: Linja e Dialogut: A ishe në Manifestim? Emri i Personazhit: Drin Balta Plani: Pamje nga Tirana Objekti: Një mister Profesioni i personazhit (opsional): Gazetar “A ishe në manifestim?” ishte diçka, për të cilën kishim material, duke qenë se kishte ndodhur kohët e fundit, përsa i përket armëve. Në momentin e parë, mendimi ynë ishte që integrimi i këtyre elementëve në skenar, do të ishte shumë kalimtar. Më pas, u gjetëm vend të gjithë elementëve në skenarin tonë dhe nuk ishte aspak e vështirë. 50 I shte hera e parë për të gjithë pjesëtarët e grupit tonë që merrnin pjesë në një organizim si ai i 48-orëshit. Beni ka rreth tetë vjet eksperiencë në filmat me metrazh të gjatë. Unë kam 6 vjet që jam në produksione me metrazh të gjatë, kam punuar me shtatë filma, në tre prej tyre kam qenë asistent skenograf e në katër të tjerë skenograf i parë, post shumë i rëndesishëm pavarësisht se tek 48 orëshi isha në kamera. Genti gjithashtu ka qenë pjesë e skenografisë në filmat me metrazh të gjatë edhe ai ka tre filma me metrazh të gjatë “mbi kurriz”, ndërsa Endri, tekniku i audios, është relativisht i ri por duket shumë i talentuar dhe e ka marrë me shumë qejf këtë punë. Është diçka shumë e vështirë për personat që janë marrë me filmat me metrazh të gjatë që të organizojnë dhe të bëjnë Anëtarët xhirimet për 48 orë, edhe pse mund të quhen profesionistë. e grupit Ne jemi mësuar me kushte të tjera pune, kjo është ajo që e bën më të vështirë. Në filmat që ne kemi punuar, është “Retrovizion 25” faza e parë e produksionit që zgjat rreth tre muaj, pastaj Benard Laze janë xhirimet që gjithashtu zgjasin goxha dhe post-proGenti Deçka (Fitues i çmimit duksioni. Të gjitha këto etapa kanë 9 fazat e tyre të cilat aktori më i mirë!) ne për 48-orëshin duhet t’i reduktonim dhe për ne ishte Endir Pine shumë e vështirë. Gjithsesi ishte një sfidë, që ne kishim Shpëtim Baça qejf ta provonim. E provuam dhe na doli me sukses. Shtëpia ku xhirohet filmi është e imja, shtëpia që sapo kam marrë me qera. Për të gjithë ata që do të lexojnë apo kanë marrë vesh më parë për një festival të tillë dhe nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë unë u them të marrin pjesë, pavarësisht profesionalizmit apo mundësive që mund të kenë sepse sivjet kishte edhe një grup kryesisht me vajza që nuk kishin pasur eksperiencë më parë me filmin, pavarësisht njohjeve të tyre. Unë mendoj që filmi “Pezull” kishte një atmosferë fantastike, pavarësisht aspektit teknik. Prandaj them që nuk ka shumë rëndësi nëse je në botën e kinemasë apo nuk je në botën reale, është një gjë që duhet provuar apsolutisht. Nuk është vetëm sfidë për veten, por, në fund fare ti merr një produkt. Duke qenë se ne jemi mësuar të kemi shumë plane, flasim shumë për shumë gjëra, por asnjëherë nuk mblidhemi bashkë për të bërë diçka dhe ky është një eveniment që të mbledh dhe të detyron, në një farë mënyrë, të mbyllësh një produkt për dy ditë. Në fund të atyre dy ditëve, ti ke në dorë një produkt të plotë, që ti e ke përgjithmonë. Ky projekt ka frymëzuar disa pjestarë të grupit tonë, të vazhdojnë të shkruajnë dhe të bëjnë produkte të tilla të shkurtra. 51