Pa Fokus Dhjetor | Page 38

Dt 5 Dhjetor Vulln etarizmi Ne ishim aty... Histori Emri im është Duccio Ferraro, jam 27 vjeç, vij nga Napoli, Itali dhe jam vullnetar në organizatën Beyond Barriers në Tiranë që nga data 1 Mars 2013. Programi Shërbimi Vullnetar Evropian i “Youth in Action” më ka mundësuar këtë eksperiencë të mrekullueshme në Tiranë. Studentët e mi janë të mrekullueshëm, në pak minuta ata i gjejnë fjalët me të cilat unë dua të përshkruaj eksperiencën time si vullnetar në Tiranë. Është ora e katërt e mësimit këtu në shkollën e mesme Qemal Stafa, një nxënës mungon. Pas pak do të shkoj me të shpejtë në zyrën time sepse duhet akoma punë për organizimin e shkollës verore për fëmijët e institutit Luigj Gurakuqi, bashkë me Anën dhe Irën, drejtoren e përgjithshme dhe me naxheren e programit të organizatës Beyond Barriers. Rreth orës 5 p.m është koha e rakisë me mikun tim Oltin, edhe pse e di që ai do të vonohet, si gjithmonë. Nuk shqetësohem për darkën sonte. Jovanka dhe Dorothea po gatuajnë, dy vullnetaret gjermane që ndajnë me mua apartamentin tek kompleksi Vizion Plus. Duket si dje kur arritëm këtu, dita e parë e Marsit të këtij viti. Pas një farë kohe të shkurtër, qindra e qindra eksperienca njëra pas tjetrës. Dita