LGJIKA
E
B
KS
BRU ELI
Gjëra që nuk gjenden në një guidë turistike për Brukselin.
32
Për njerëzit që jetojnë në kryeqytetin e vendit tonë, ajo çka mund t’u bëjë përshtypje
në kryeqytetin e Belgjikës është ngjyra gri. Shpesh herë edhe mjegulla që jo rrallë
mbulon qytetin e thekson më shumë ngjyrën e zymtë të qytetit. I gjithë qyteti ka një
hije gri, ndërtesat janë gri, ndryshe nga pallatet shumëngjyrëshe që jemi mësuar të
shohim në Tiranë. Kujdes! Dyqanet në Bruksel hapen rreth orës 9-10 dhe mbyllen
rreth orës 6 pasdite, që, duke marrë parasysh faktin se atje erresohet shumë vonë,
orari i mbylljes mund t’u duket tej mase herët. Kështu që nëse keni vendosur të bëni
një shëtitje në qytet pasdite, mundohuni të mos tundoheni nga vitrinat e dyqaneve
sepse nuk do mund te blini asgjë...të paktën deri në mëngjesin e ditës tjetër. Nëse
futeni nëpër lokale të mira e luksoze, kushtojini vëmendje faturës. Ka gjasa që aty
të shkruhet se porosia juaj është e vlefshme vetëm për një orë kështu që pas një ore
qëndrimi duhet të porosisni përsëri ose të largoheni. Dihet që studentët kudo që
udhëtojnë kanë çmime speciale biletash. Në Bruksel çmimet e biletave për vizitimin
e muzeve janë shumë të lira në krahasim me vende të tjera të Evropës, rreth 75% më
lirë se çmimi i tyre normal. Trafiku është një dukuri e panjohur për qytetin e Brukselit, parë nga këndvështrimi i dikujt që jeton në Tiranë. Dendësia e makinave është
shumë e ulët edhe pse si këtu, edhe atje është pak problem parkimi, por jo për shkak
të dendurisë por si pasojë e zbatimit pothuajse gjithmonë të rregullave.
33