Si të jetojmë më gjelbër?
Qëndrueshmëria e gjelbër është kapaciteti për të rezistuar. Në ekologji ky term përdoret për të përshkruar sesi
sisteme biologjike qëndrojnë të ndryshueshme dhe produktive me kalimin e kohës. Pyjet dhe kullotat jetëgjata
janë shembuj të sistemeve biologjike që paraqiten të qëndrueshme. Për njerëzit, qëndrueshmëria është potenciali
për mirëmbajtjen në terma afatgjatë të mirëqenies, e cila ka
dimensione ekologjike, ekonomike, politike dhe kulturore.
Qëndrueshmëria kërkon pajtimin e drejtësisë sociale, asaj
mjedisore dhe kërkesave ekonomike – të njohura ndryshe
si tre shtyllat e përshtatshmërisë. Mjediset dhe ekosistemet
e shëndetshme janë të nevojshme për mbijetesën e florës,
njerëzve dhe organizmave të tjerë që popullojnë tokën.
Qëndrueshmëria është aftësia për të mbajtur një status apo proçes të caktuar në sistemet ekzistuese të tokës. Përdorimi më i shpeshtë i këtij termi lidhet me sistemet biologjike
dhe njerëzore në kontekstin e ekologjisë. I tërë
koncepti i qëndrueshmërisë mjedisore përfshin mbajtjen e një balance midis kapacitetit
të natyrës për t’u rigjeneruar dhe ndikimit që
çdo individ ka mbi Tokën.
24
Ky ndikim i çdo njeriu mbi
tokë, njihet me termin “gjurmë”. Gjurmët janë dy llojesh:
karbonike dhe ekologjike.
Gjurmët karbonike tregojnë se sa shumë gaz emetohet
nga qeniet njerëzore ndërsa gjurmët ekologjike bazohen
në faktin se sa resurse natyrore konsumojnë njerëzit, më
së shumti në termat e ujit dhe ushqimit. Sot, të reduktosh
gjurmët e tua karbonike dhe ato ekologjike do të thotë të
jetosh gjelbër. Të jetosh gjelbër do të thotë edhe të bësh
një stil të caktuar jetese që lufton dhe “lobon” për
qëndrueshmërinë e gjelbër.
Të jetosh gjelbër do të thotë edhe të bësh një stil të caktuar jetese që lufton dhe “lobon” për qëndrueshmërinë e gjelbër. Nënkupton përpjekje të mëdha për reduktimin e masës së
burimeve natyrore që përdorim ne me qëllim ruajtjen e tyre në
mënyrë që mjedisi me kapacitetin e tij natyror të rigjenerohet
dhe të mirëmbajë veten ashtu siç e ka të nevojshme.
Strategji “e gjelbër”
Nga 100 entitetet më të mëdha ekonomike që ka bota, 63 prej
tyre janë kompani e të tjerat ekonomi vendesh të zhvilluara.
Fuqia e madhe e tyre krijon pritshmëri të mëdha pasi shoqëria
gjithnjë e më shumë i sheh këto biznese të mëdha globale si
të vetmet institucione mjaftushëm të afta që të përballen me
sfidat me të cilat haset planeti ynë.
Por për fat të keq, mënyra e cekët e të mendurit në strategjitë
e këtyre bizneseve sot është shumë e dukshme.
Por ato po ndërgjegjësohen se të mbijetosh në një botë që të sfidon në çdo hap,
në një botë që çdo ditë e më shumë të ofron
shumë konkurencë e pak hapësira në treg,
kompanitë duhet të zhvillojnë strategji për
një ekonomi të gjelbër. Qëndrueshmëria bie
ndesh me ekonominë nëpërmjet pasojave
sociale dhe mjedisore të aktivitetit ekonomik.
Qëndrueshmëria (sustainability)
si koncept nuk nënkupton patjetër “të gjelbrën” sepse
është një koncept që shtrihet në shumë dimensione të jetës sot,
dimensione që përfshijnë aspekte sociale, ekonomike, kulturore, dhe natyrore.
Deri në vitët 1980, liderët e bizneseve të mëdha e konceptonin termin “qëndrueshmëri”
si shprehje e aftësisë së një kompanie për të rritur fitimet në mënyrë të qëndrueshme. Ky term
gjeti një përdorim të gjerë përsa përsa i përket kuptimit të tij të vërtetë në vitin 1987, pasi u përdor
në një raport të paraqitur në Kombet e Bashkuara nga ish kryeministri i Norvegjisë Gro
Harlem Brundtland, i cili e cilësonte zhvillimin e qëndrueshëm si “ballafaqimi i nevojave të së tashmes pa
bërë kompromis me aftësinë e brezave të ardhshëm të cilët do të përballen me nevojat e tyre”. E imagjinuar
dhe e implementuar plotësisht, qëndrueshmëria është një strategji që nënkupton kufizim shfrytëzimi të mjeteve.
25