Jetoni
Gjelbër, të shpëtojmë
Tokën
22
Shoqëria e planetit ku jetojmë duhet të bëjë përpjekje të mëdha në
mënyrë që të jetojë “gjelbër”. Por çfarë do të thotë të jetosh
“gjelbër” dhe pse?
Të përpiqesh të jetosh gjelbër do të thotë të riorganizosh kushtet
e jetesës në qytete ”të gjelbra” dhe eko-fshatra. Sektorët ekonomikë duhet gjithashtu të ri vlerësohen që të promovojnë dhe shfaqin
industri më të përshtatshme për ruatjen e mjedisit. Bota e gjelbër
duhet të promovohet në vendin e punës ku strukturat, proçeset dhe
praktikat e punës të përdoren në mënyrë efikase për këtë tendencë
dhe nevojë të re. Edhe shkenca duhet të kontribuojë në krijimin dhe
zhvillimin e “teknologjive të gjelbra” ashtu edhe të alternativave
për resurse jo të rinovueshme. Teknologjia e gjelbër nënkupton që
proçeset dhe puna e teknologjisë sot të reduktojë në masë sa më të
madhe ndotjen që vjen prej saj dhe të riciklojë burimet që ato të
ripërdoren nga njerëzimi sot.
Në pamje të parë duket se përpjekjet për një jetë të gjelbër janë të
pamjaftueshme vetëm nga një person apo kompani por nëse secili prej
nesh kontribuon sado pak (sepse ne i kemi shumë borxhe tokës dhe
brezave të ardhshëm), ne do ta vëmë re ndryshimin në shumë pak kohë.
Të gjithë ne që jetojmë në Tokë, e shijojmë dhe shfrytëzojmë bukurinë
e saj. Planeti na ofron gjithçka që të mbijetojmë por shumë pak nga
ne i kthejmë diçka mbrapsht që edhe planeti të mund të mbijetojë.
Kjo pasi shumë mendojnë se meqë natyra mund të rigjenerojë veten,
burimet e saj të cilat i (sh)përdorojmë, nuk do të mbarohen kurrë.
E vërteta është se ne konsumojmë dhe shkatërrojmë natyrën më shpejt
se sa ka aftësi natyra për të rigjenerur veten. Ne duhet të zvogëlojmë ritmin tonë në mënyrë që toka të marrë veten dhe të fillojë të
rigjenerohet shëndetshëm. Toka ka pësuar ndryshime drastike vetëm
për pak dekada si pasojë e mbipopullimit dhe tejpërdorimit të burimeve natyrore dhe lajmi i keq është që ky ndryshim po vazhdon në
mënyrë të shpejtë. Kjo duket në efektet shumë të dukshme të ngrohjes
globale dhe n? ?[?[???H0???[ZH0???[p???\?[Y]?H?]\??K?????B??H?Z??[?p??0???]?p???[??????[p???Z???H?????Z??0???]0????Hp???H???[H????????