Pa Fokus Dhjetor | Page 2

EDITORIAL Pa Fokus e përmuajshme 1 shtator Rojet e “Kepit” 2tetor Realiteti i një miti Pa Fokus E PËRMUAJSHME Nr. 2/2013 3 nëntetor 101 vjet më të gjelbër? Pa Fokus E PËRMUAJSHME Nr. 3/2013 FALAS Realiteti i një Miti 1 1 Vjet Më të GJELBËR? FALAS Faqja Pa Fokus në Facebook është profili i revistës së parë online & falas në Shqipëri - “Pa Fokus” Ashtu si parimi i vetë revistës, edhe faqja ka për qëllim dhënien e informacionit Falas. Këtu do të gjeni letërkëmbimet më të famshme të shkruara ndonjëherë me personazhe njerëzit më të rëndësishëm të botës dhe njerëz të thjeshtë, përmbledhje të filmave më cilësorë që kanë fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare, fjalime dhe intervista të personaliteteve që kanë sjellë ndryshime në historinë botërore. Veçanërisht jemi fokusuar në fushën e artit, në letërsi, pikturë, kinematografi, filantropi etj. Të gjitha këto materiale do të mund t’i lexoni të përkthyera në shqip nga stafi ynë. 2 Një vit i ri F me punë të pambaruara! illimisht Pa Fokus kërkon t’ju urojë festat që kaluan ashtu sikurse dhe ato që po afrojnë. Muaji Nëntor këtë vit ruajti shumë surpriza për shoqërinë shqiptare dhe pavarësisht kësaj, tani shumë nga ngjarjet që ndodhën janë të eklipsuara para kësaj atmosfere festive e krishtlindjeve dhe vitit të ri të cilat në vetvete gjithmonë sjellin një shpresë të re për ngjarje të reja që me shumë gjasa, - siç është dhe vetë natyra e njeriut, që ka një prirje të mendojë shumë mirë (mbase dhe me pak frikë) për ngjarjet të cilat i mendon sipas një lineariteti që mund të sjellin përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes aktuale ose kapërcimin (gjithmonë në kuadër të ëndrrave dhe surprizave të këndshme). Pa Fokus me këtë numër qëndron në vijën e një e dy muajve që po përjashtojnë vazhdimisht njëri-tjetrin dhe mund të arrijmë t’i identifikojmë vetëm nëse kthejmë kokën dhe kujtohemi duke vënë në punë të gjithë ingranazhet emocionale që na bëjnë të ndiejmë nostagji për një kohë apo vend të caktuar. Kjo mund të ndodhë me disa, me të tjerë ndoshta nuk ndodh. Për të tjerë ndoshta viti i ri është më i rëndësishëm, janë të më të rëndësishme kohët, dhuratat dhe ndjesitë e provuara, janë më të rëndëishme planifikimet familjare apo shoqërore për ndryshimin e një viti të tërë. Duhet thënë që dhe këta duan të hedhin tutje disa gjëra të bëra apo pabëra gjatë këtij viti, në një natë e cila edhe vetë ka përgjegjësinë unike për të hedhur tutje në rrjedhën e disa sekondave që numërohen mbrapsht, një vit të tërë ndodhish. Pa Fokus është me fat dhe për diçka tjetër. Këtë herë mund të zgjedhë të flasë për të dy këto ngjarje në këtë muaj. Ne kështu kemi vendosur që për dhjetorin të hedhim dy numra të revistës – një të plotë me 62 faqe, ku janë artikujt më të mirë që mund të gjenim rreth protestave, çështjeve të vullnetarizmit dhe mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së mjedisit, dhe një tjetër të mëvonshme me urimet përshtypjet, klishetë dhe dhuratave për vitin e ri nga Pa Fokus. Gjithmonë duke përfshirë një numër sa më të madh shkruesish të rinj dhe gjithmonë duke u përpjekur për të përfaqësuar sa më shumë çështje dhe grupe njëherazi. Brenda mundësive, në këto dy numra ne do mundohemi të japim më të mirën tonë, gjithmonë në informacion (por jo vetëm) dhe do ta bëjmë këtë gjithmonë falas. Ky është një premtim! Një ndryshim. Botues Marin Nikolli 3