Pyssy
"I
Non
PasAraN"
14
Riot
I dashur Slavoj,
Një ditë nga fundi i vitit 2012 kur isha akoma në Moskë
duke vuajtur dënimin bashkë me dy aktivistet e tjera të
Pussy Riot, të vizitova. Në ëndërr, sigurisht.
Ne u kapëm pas argumenteve si kuajt, Shpirti i Botës, folëm
dhe për antikët se pse dhe si të gjitha këto më sipër janë të
lidhura vendosmërisht me njëra-tjetrën. Ndodhi që Pussy
Riot u bë pjesë e një force që ka për qëllim të kritikojë,
krijojë, eksperimentojë dhe të provokojnë në mënyrë të
pamëshirshme. Që t’i kthehemi formulës së famshme të Nietzsche-s, ne fëmijët e Dionisit po pluskonim në një shishe
të mbyllur duke shpërfillur autoritetet. Ne jemi pjesë e një
force që nuk jep përgjigje përfundimtare dhe nuk propagandon për të vërtetën absolute. Funksioni ynë është të
pyesim. Nga njëra anë, janë arkitektët e qëndrueshmërisë
Apolloniane, nga ana tjetër, këngëtarët punk të dinamizmit
dhe risisë. Disa janë më të mirë se të tjerët. Por vetëm së
bashku ne mund të garantojmë funksionimin e frymës së
përjetshme të botës, ose të citojmë Heraklitin: “Ky univers,
që është i njëjtë për të gjithë, nuk është krijuar as nga ndonjë
Zot e as nga njeriu, por ka ekzistuar gjithmonë, vazhdon të
jetë, dhe do të jetë gjithmonë një zjarr i përjetshëm, duke
ndezur veten dhe duke vazhduar ekzistencën me përmasa
të rregullta.”
Ne jemi pjesë e rebelimit që kërkon stuhinë (që të arrihet paqja), dhe besojmë se e vërteta gjendet
vetëm në një kërkim të pafundëm. Siç ka shkruar dhe Nicolas Berdyaev në “Ese në Autobiografi”:
“Nuk ka të vërtetë si një objekt që më paraqitet mua si një realitet që bie mbi mua nga parajsa.
E vërteta gjendet në rrugën e jetës, është një nënshtrim shpirtëror. E vërteta fitohet në liri dhe
nëpërmjet lirisë.” “E shoh Krishtërimin si një revoltë kundër botës dhe ligjeve të saj.” “Megjithatë,
nganjëherë një makth më kalon nëpër kokë: nëse skllavëria ortodokse është e drejtë, atëherë unë
jam i humbur. Por shpejt e heq nga mendja këtë mendim.” Në këtë drejtim, nuk ka ndryshim
midis retorikës së Pussy Riot dhe filozofit dhe teologut rus. Në vitin 1898, Berdyaev u arrestua për
përfshirjen e tij në lëvizjen social-demokrate të studentëve dhe u akuzua për “tentativë për të minuar themelet e monarkisë dhe kishës.” Ai u dëbua nga Kievi për 3 vite dhe u internua në provincën
e Saratov-it. Kështu, nëse “Shpirti i Botës” të prek, mos prit të jetë një prekje pa dhimbje. Intuita
– që të verbërit udhëheqin të verbërit – është tepër e rëndësishme. Çelësi është të kuptosh që kjo
epokë është e verbër, edhe ti. Ky shqetësim e lejon një njeri, mbase për herë të parë në jetën e tij, të
dyshojë orientimin e tij natyror, i rrënjosur në lëkurën dhe kockat e tij, dhe që gjithmonë kërcënon
të përhapet në gjithë qënien e tij, duke gjeneruar terror.
Do të ishte tunduese të mendosh se fundamentalizmi është e vetmja situatë që pjell terror. Në realitet, fundamentalistët janë pjesa e dukshme e ajsbergut. Të mos harrojmë slloganin e mirë e të
vjetër anti-fashist: “Ndërsa fashistët bënë vrasjet e tyre, ata në pushtet i mbuluan këto vrasje.” Në
inisiativën e një organizate ultrakonservative, Këshilli i Njerëzve, filloi një proçes kundër mikut
tim Andrei Erofeec për ekzibicionin e “Forbidden Art” në vitin 2006 ( ku ai rrezikonte disa vite
burgim), dhe për këtë ai u shpreh: “Nëse aksionet e Këshillit Popullor nuk do të ishin aprovuar nga
Grupi feminist Pussy Riot performuan një “lutje punk” 40 sekondëshe brenda Katedrales së Christ Saviour,
potreti kishtar i Moskës. Performanca solli një gjyq dhe arrestim të 3 aktivisteve të Pussy Riot, dy prej të
cilave janë akoma në burg. Për grupin është xhiruar edhe një film që së fundmi ka fituar një çmim në Rusi.
Me vargje ekskluzive dhe joparalele figurash, filmi “Pussy Riot: Një lutje Punk” është një histori e grupit dhe
e gjyqit ndaj tyre që në film shfaqet si një gjyq i epokës staliniste. Por filmi është gjithashtu një portret
demaskues i femrave të vërteta që fshihen prapa kapuçëve me ngjyra.
15