Tash të vijmë te Ngjarja. Sigurisht jo në kuptimin e zinxhirit të ndodhive apo larmisë së interpretimeve të asaj që ndodhi, por në hulumtimin brenda shumësisë dhe
gjetjes aty të gjurmëve që Vjeshtën shqiptare do ta kthenin në pikë reference emancipuese në historinë e Shqipërisë, e mbase frymëzuese edhe për popujt të tjerë në
të njëjtën derexhe social-politike si ne. Ngjarja ka nevojë për disa kushte: kërkon
universalizëm qëllimi, ndarje të shoqërisë në dysh, ku njëra palë, pavarësisht se
është palë arrin të përfaqësojë të tërën politike, dalje nga anonimati i të përjashtuarve të posaçëm shoqërorë mbi kurrizet e të cilëve mbahet ngrehina hierarkike dhe
në fund trupa politiko-shoqërore që identifikohen dhe i qëndrojnë besnikë kumtit
të saj emancipues. Dhe sigurisht që të gjitha këto nuk kanë të bëjnë vetëm me atë që
ndodhi, por me prodhimin prapaveprues ligjërimor dhe politik të asaj që ngjau në
atë situatë.
A është qëllimi universal? Afërmendsh që kjo nuk mund t’u drejtohet si pyetësor pjesëmarrësve individualisht, të cilët si në çdo Ngjarje tjetër, motivohen nga
një larmi shtysash dhe idesh. Qëllimin universal mund ta vërejmë në mobilizimin
kolektiv në emër jo vetëm të jetës në terma biopolitikë (që i përket të gjithëve), por
mbi të gjitha në atë të dinjitetit dhe barazisë në raport me kërkesat poshtëruese që
burojnë jashtë nesh dhe aty zbatohen servilisht nga qeveritarët tanë. Prapëseprapë
kaq nuk mjafton për universalizëm qëllimi, pasi i plotë ky mund të prodhohet veç
në të ardhmen, nga zhvillimi i një lëvizjeje që identifikohet me frymën emancipuese
të atyre ditëve dhe i shtrin qëllimet e saj në mobilizimin dhe dhënien zë të të gjithë
të pazëve e të përjashtuarve socialë e politikë, prej punëtorëve, të papunëve, studentëve që s’janë më veç studentë, por të punësuar si mos më keq në format më pak
të kualifikuara të punës, grave, pakicave identitare etj. E kësisoj Ngjarje, si çdo Ngjarje tjetër nga Revolucioni Francez e tëhu, ajo nuk
ka si të jetë tani, por veç mund të bëhet.
Së dyti, a u nda shoqëria në dysh dhe a ishte njëra
palë edhe shprehëse e të pashprehurve? Bash po,
çka vihet re sidomos pas atyre ditëve, ku burime
ende misterioze propagande zyrtare përhapin lajme mrekullore të ngjashme me ato të çekut të
bardhë, ku shqiptarët duket se i ranë fatit të madh
me shkelm. Aq sa s’është e rrallë këtyre ditëve të
dëgjosh njerëz që kanë filluar të bëjnë pjesëtimet e
miliardave imagjinare të premtuara dhe të numërojnë se sa dhjetëramijëra dollarë për frymë u kanë
ikur nga duart. Ky diversion e riformon ndarjen
në dysh të shoqërisë, që u vërejt në forma më pak
12
të dukshme ato ditë, sidomos midis shumësisë në shesh dhe shpërfillësve/indiferentëve/cinikëve. I vihet theksi këto ditë, po cinikisht, faktit që shumica dërrmuese
e pjesëmarrësve ishin të rinj, nxënës e studentë, si për të theksuar papjekurinë apo
llasticërinë e moshës. Edhe empirikisht kjo nuk është e vërtetë, pasi të rinjtë mbizotëronin në numër, por aty kishte sa të duash veteranë, ish-të persekutuar, të
persekutuar të të sotmes, katundarë, të papunë etj. Afërmendsh që duhet të kesh
jetuar në shesh ato ditë për t’i parë nga afër ata që largësia e kapjes kameramike nuk
i nxjerr në pah. Nga ana tjetër, të rinjtë që braktisën shkollat, dhe jo thjesht prej “lirisë” që na ka dhuruar qeveria e re, përbëjnë një kategori shoqërore sa të përjashtuar
nga marrja në konsideratë, aq edhe të shfrytëzuar në shumicën e tyre si studentë
nga tarifat e larta, domosdoshmëria për të bërë punë të pakualifikuara e tjetërsuese
dhe e ardhmja e zymtë e papunësisë dhe varfërisë. Pra shoqëria u nda në dysh, dhe
njëra pjesë mori përsipër të fliste për të tërën për një çështje. E po ashtu në këtë rast,
vetëm riorganizimi i ardhshëm dhe shtrirja e kauzave duke prekur nervat e një
sistemi rrënjësisht klasor dhe përjashtues do ta përmbushnin kushtin e të kthyerit
në Ngjarje.
Dhe kushti i fundit, besnikëria e trupave të reja politiko-shoqërore që do të identifikohen dhe do t’i premtojnë besnikëri Ngjarjes së vjeshtës shqiptare me elementet
e sipërpërmendura. Një nga këta trupa mund të jemi ne, Organizata Politike, që
në historinë tonë trevjeçare kemi pa ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????)????????????????????????????????????????????????????????????????????????????)????????????????????????????????????????????????????????????????????????)A???????????????????????????????????????????A??????????????????????)???????????????????????????????????????)?????????????????????????????????????????)???????9?????????e???????????????????????????)???????????????????????????????????????)????????????????????????????????????????)???????????-??????????????????????????)????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????9??????)???????????????????????????????????????)???????????????????????????????????????)???????????9??????)i???????????????????????????????????????)??????????((??((